E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndeshje që zhvillua në stadiumin e Zhelinës me ndriçimin e reflektorëve u përcoll nga ana e mbi 1500 adhuruesve të futbollit nga i gjithë rajoni i Pollogut. Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi për dy seleksionimet kishte organizuar koktej në restorantit “Agro Pollog” në Zhelinë. Organizator i këtij takimi ishte LFK “ Pollogu i Poshtëm”
Atmosferė e paparė  nė  stadiumin e Zhelinės
Selesksioni i Pollogut U-19 - Reprezentacioni i Shqipërisë U-19, 0-1


Shaban Sinani



Stadiumi i Zhelinës të mërkurën ishte nikoqire e një ndeshje ndërkombëtare pasi në te luajtën seleksioni i Pollogut dhe reprezentacioni i Shqipërisë në kategorinë U-19. Ishte kjo një festë e veçantë për banorët e këtij vendbanimi dhe rajonit nëpërgjithësi

foto 9

Të pranishëm në këtë ndeshje miqësore ndërmjet Seleksionit të futbollistëve nga rajoni i Pollogut dhe Reprezentacionit të Shqipërisë, që u zhvillua në stadiumin fshatit Zhelinë ishin kreu më i lartë i FFM-së Haralampije Haxhi Ristevski, kryetar, Qenan Idrizi nënkryetar, Igor Klimper Sekretar i përgjithshëm si dhe disa anëtar të KD dhe anëtar të komisioneve përkatëse në FFM, kryetari i ligës së tretë në grupin Perëndim Pajazit Shehapi, sekretari Zejdi Saliju me bashkëpunëtor.
foto 7


I pranishëm ishte kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi me bashkëpunëtorët, përfaqësueses të komunës së Tetovës me në krye shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës, Alajadin Hasani, përfaqësues të shumë klubeve të futbollit dhe mbi 1000 tifoz të cilët kishin ardhur të ndjekin këtë takim miqësor që përfundoi me fitoren e reprezentacionit Shqiptar 1-0 me golin e vetëm që e shënoi Vasil Shkurtaj në pjesën e parë të ndeshjes.

foto 6

Ndeshjen në fjalë e kishin organizuar drejtuesit e Lidhjes Futbollistike “Pollogu i Poshtëm” në Tetovë komisioni për grup-mosha në bashkëpunim me klubin e futbollit Liria. Para fillimit të ndeshjes të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Zhelinës , Fatmir Izairi “Shfrytëzojë rasti që në emër të Komunës së Zhelinës dhe qytetarëve të saj t,ju dëshiroj mirëseardhje. Ky takim ka rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në terrenin që arritëm të ndërtojmë shumë shpejtë, ndërsa kënaqësia tjetre është se ndeshjen të parë ndërkombëtare luajnë seleksioni i Pollogut dhe Kombëtarja Shqiptare që paraqet një nder të veçantë për të gjithë ne. Shfrytëzojë rastin që të përshëndes edhe kreun më të lartë të FFM-së” tha Fatmir Izairi kryetar i komunës së Zhelinës.

foto 5


Organizatori LFK “Pollogu i Poshtëm” Kryetarit të komunës së Zhelinës Fatmir Izairit, shefit ët kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës Alajadin Hasanit dhe kryetarit të FFM-së i dhuruan nga një fanellë të seleksionit të pollogut kryetarit të
Sa i përket ndeshjes duhet theksuar se dy seleksionuesit Ismail Sulejmani i seleksionim të Pollogut dhe Ramadan Shehu i kombëtares Shqiptare, ata gjatë 90 minutave në lojë inkuadruan të gjithë futbollistët që kishin në diskonim, ndërsa ajo që ra në sy se portën e kombëtares Shqiptare e mbronte portieri i ri tetovar Kushtrim Abdullahu aktualisht anëtar i KF Drita të Bogovinës i cili ishte edhe kapiten i kombëtares. “Të jesh pjesë e kombëtares është nder për të çdo futbollistë dhe për këtë unë ndihem krenar” tha Kushtrim Abdullahu pas përfundimit të ndeshjes


Selesksioni i Pollogut U-19: Salajdin Mustafi, Ersen Hasani, Florim Nuhiu, Kushtrim Halili, Bajram Memedi, Agron Shefiti, Mevlan Murati, Liris Bexheti, Eshtref Dehari, Skender Nuhiu, Valmir Nafiu, Egzon Bejtullai, Valon Neziri, Elton Ibrahimi, Qahil Muharemi, Alban Aliu, Beqir Zulfiu, Elmedin Qelebiu. Seleksionues Ismail Sulejmani
Reprezentacioni i Shqipërisë U-19: Kushtrim Abdullahu, Hamels Hoxha, Antonio Marku, Klajdi Branica, Klajdi Ruci, Florind Bardulla, Ledion Muca, Emilian Musta, Eni Imami, Albi Kuci, Vasil Shkurtaj, Mario Memaj, Françesko Tirana, Françesk Jazheni, Mato Qendro, Jurgen Kulli, Erazd Deliallisi, Egi Delija. Seleksionues: Ramadan Shehu
Ndeshjen në fjalë e drejtuan gjyqtarët tetovar: Nebojsha Gjorgjievski, Isa Emurli, Ilmi Mediu gjyqtari i katërt Furkan Idrizi.
në zhelinë

fotot 3

pollogu

shqiperia

Publikuar: 30.09.2010 | 14:37
Lexuar: 1339 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
besim (01/10/2010 20:42:28) ne te ardhmen shpresojm qe klubi futbollistik LIRIJA me nje ekip nga Tur****a te zhvilloj nje ndeshje dhe atmosfera do te jet ne njejtin kulminacion si tash mes reprezetacioneve te preferuara. Dikush me pyety...cili repre...deshiron te fitoj ....i habitur pasi deshiroja qe te dy repr....deshiroja te fitojn.i pershendes te gjith dashamiret e futbollit shqiptar.
ismajl hasani (18/10/2010 15:52:02) jam futbollist 17 veqar gatsia1.82 luaj pwr lybetenin e shterpces liga e dyt ekosoves sulmues ana e majt edua futbollin besoj se ekam karrjeren para edhe ju sukses

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime