E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan Barak Obama, shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel, pritet të njoftojë sot largimin e tij nga ky post. Emanuel besohet se ka plane për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin nga ai vjen, Chicago.
SHBA: Njė tjetėr dorėheqje pritet tė ndodh nė Shtėpinė e Bardhė




Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë konfirmuar por as nuk i kanë hedhur poshtë njoftimet e fundit të medieve se Emanuel do të largohet nga posti i tij. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, reagoi ndaj një numri pyetjesh gjatë konferencës së shtypit të enjten se presidenti Obama do të bëjë një njoftim sot.

"Nuk kam ndonjë njoftim personeli sot. Por do të them se presidenti do të bëjë një njoftim personeli nesër në orën 11:05 të mëngjesit nga Dhoma Lindore”.

Gibbs nuk pranoi të konfirmonte apo të mohonte se këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Pete Rouse, do të zëvendësojë Emanuelin, sikurse kanë parashikuar shumë njoftime. Por ai tha se do të jenë dy njoftime personeli dhe lavdëroi zotin Rouse se gëzon besim shumë të madh nga presidenti.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë nuk është anëtar i kabinetit të presidentit, por konsiderohet gjerësisht si një nga postet më të fuqishme në Washington. Shefi i personelit, zakonisht i ndihmon presidentit në përcaktimin e agjendës, menaxhon programin e presidentit dhe shpesh përcakton se kush ka qasje tek presidenti. Zëdhënësi Gibbs tha se Emanuel ka qenë një këshilltar i besueshëm që nga fillimi i presidencës së Obamas.

"Presidenti e fillon ditën me një takim me Rahm dhe e përfundon ditën me një takim me Rahm”.

Tutje, zëdhënësi Gibbs tha se Emanuel ka qenë i dobishëm në ndihmën për avancimin e synimeve të presidentit. "Çdo gjë të rëndësishme që kjo administratë ka arritur të përmbushë për popullin amerikan ka patur firmën e fuqishme të tij”.

Rahm Emanuel bëhet pjesë e disa këshilltarëve të presidentit Obama të cilët kanë njoftuar largimin nga Shtëpia e Bardhë në muajt e fundit. Dy këshilltarë ekonomikë, Peter Orszad dhe Christina Romer, e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë. Një i tretë, Larry Summer, ka thënë se do të largohet.

Burime pranë zotit Emanuel thonë se ai do të lërë postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë për të kandiduar për kryetar bashkie në Chicago.

Emanuel do t’i bashkohet një numri të madh kandidatësh të Partisë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë. Të gjithë ata kanë shpresën për të zëvendësuar Richard M. Daley, i cili e ka drejtuar qytetin e tretë më të madh në Amerikë për 21 vjet.

Publikuar: 01.10.2010 | 09:22
Lexuar: 229 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime