Befasia e këtij stinori të Bundesligës gjermane Mainzi ka shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, ndërsa për këtë meritë të madhe kanë dy të rinjtë - sulmuesi 19-vjeçar Andre Schuerrle dhe mesfushori 20-vjeçar Holtby. Dy të fundit pritet të promovohen në ekipin e parë të Gjermanisë deri në fund të vitit.
Trajneri i Përfaqësueses së Gjermanisë në futboll, Joachim Loewn ka bërë të ditur të mërkurën planet e tij për të promovuar në përfaqësuese talentë të rinj, tek të cilët mund të llogarit në Evropianin 2012 të futbollit. Për këtë arsye ka vendosur të ftojë edhe mesfushorin e Mainzit, Lewis Holtby (20) që është me prejardhje angleze.
Pasi yjet e Gjermanisë, Mesut Oezil e Thomas Mueller, impresionuan në Botërorin në Afrikë të Jugut, si pjesë e përfaqësueses së "re" të Gjermanisë që zuri vendin e tretë në këtë ngjarje, tash një grup tjetër i talentëve të Gjermanisë është në pritje të shpërthimit dhe të arritjes së një suksesi të madh në Evropianin 2012.
Befasia e këtij stinori të Bundesligës gjermane Mainzi ka shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, ndërsa për këtë meritë të madhe kanë dy të rinjtë - sulmuesi 19-vjeçar Andre Schuerrle dhe mesfushori 20-vjeçar Holtby. Dy të fundit pritet të promovohen në ekipin e parë të Gjermanisë deri në fund të vitit.
Trajneri i Gjermanisë, Loew, ka vlerësuar se aktivizimi i këtyre dy të rinjve në ndeshjet eliminatore për Evropianin 2012 kundër Turqisë më 8 tetor apo Kazakistanit më 12 tetor, është ende herët. Mirëpo, ata janë opsion për ndeshjen miqësore të 17 nëntorit kundër Suedisë.
"Futbollistët si Schuerrle apo Holtby nga Mainzi janë duke iu afruar përfaqësueses me përformancat e tyre. Është shumë mirë të shohësh se çfarë po zhvillohet aktualisht te Mainzi", ka thënë Loew për gazetën gjermane "Bild".
Po ashtu edhe talentët e Borussia Dortmundit, mesfushori Kevin Grosskreutz e mbrojtësi Mats Hummels, janë po ashtu në grupin e talentëve që Loew është duke i monitoruar për Evropianin 2012 që do të mbahet në Ukrainë e Poloni.
"Të gjithë ata do të kenë rastin e tyre deri në fund të vitit. Mendoj se për ta është më mirë që të luajnë në disa ndeshje për U-21, sesa të qëndrojnë në bankë tek ekipi "A". Por, për ndeshjen miqësore kundër Suedisë do të bëjë disa 'eksperimente'", ka thënë Loew.