E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Parajsat fiskale, numri i të cilave ndryshon sipas vlerësimeve, rreth 250 ato që ofrojnë avantazhe fiskale, nga 60 në 90 parajsat fiskale në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Histori e shkurtėr e parajsave fiskale





OCSE-ka individualizuar 41 "juridiksione" (vende apo territore) të përcaktueshëm si parajsa fiskale në kuptimin e vërtetë të fjalës (të njëjtat e sinjalizuara në listën e zezë të Zyrës së të Ardhurave), 7 të "pamposhtura": Andora, Ishujt Marshall, Liberia, Lihtenshtajni, Nauru, Principata e Montekarlos dhe Vanuatu. Janë mikroterritore apo shtete legjislacionet fiskale e të cilave janë me dashje me "gropa" apo inekzistente. Mund të flitet për shtete që komercializojnë sovranitetin e tyre duke ofruar një regjim të favorshëm, një deregulation total ndaj poseduesve të kapitaleve. Janë në sintezë ekstreme historia e tyre:

Mesjeta - Qysh në Mesjetë valvasorët kërkuan që t'u shpëtonin taksave dhe në një dokument të lashtë gjejmë ndoshta tekstin e rebelimit të parë ndaj darës fiskale: "Oh valvasori im, në këto muaj taksa dhe taksash për kripën pak talerë dhe akoma më pak qindarka i dobësuan arkat e feudit. Kudo është e vështirë t'i gjesh një ilaç kësaj situate tejet të ndyrë. Atje ku numd t'i shtrydhësh akoma më shumë valvasorët dhe bujkrobërit do të ishte shumë më mirë të shkurtoheshin shpenzimet për kështjellën".

1789 - Gjatë Revolucionit Francez që është një tërësi ngjarjesh dhe ndryshimesh të ndërthurura midis viteve 1789 dhe 1799 që shënon kufirin midis epokës moderne dhe epokës bashkëkohore në pjesën më të madhe të Europës, të pasurit i transferuan pasuritë e tyre jashtë vendit, për të mbrojtur pronësitë e tyre dhe shmangur pagimin e taksave. Filluan të lindin parajsat fiskale, të cilat fillimisht nuk qenë gjë tjetër veçse porte ku mund të gjenin strehim anijet e perandorive të mëdha europiane, të sigurta nga moti i keq dhe nga piratët. Nga kjo vjen dhe emri "tax haven", domethënë strehim fiskal. Kjo epokë korrespondon me një fazë të parë të atribuimit të flamurit me shtetësi britanike apo franceze ishujve të Karaibeve, që ndodhen në veri të Amerikës Latine.

1920-1940 - Fillojnë të shfaqen territore të reja që specializohen në formulim legjislacionesh të destinuara që t'ua shmangin pasuritë taksimeve: Panama, Bahamas, Zvicër, Luksemburg.

Pas vitit 1945 - Lufta e Dytë Botërore është vendimtare për zhvillimin e parajsave. Territoret nën dominimin europian nuk marrin pas lufte ndihmat ekonomike e shpresuara dhe përjashtohen nga Plani Marshall. Kështu disa territore, në vend që të vazhdojnë të prodhojnë lëndë të para që nuk garantojnë më stabilitetin ekonomik, specializohen në mikpritjen e flotave të cilave u japin një flamur hije dhe në ofrimin e poseduesve të kapitaleve një vendstrehim të sigurtë, duke krijuar sekretin bankar dhe mungesën e taksimit.

1960-1970 - Një trampolinë e re lançimi për aktivitetet e parajsave fiskale jepet nga shfaqja e tregut të eurodollarëve në vitet '60 dhe e petrodollarëve në vitet '70. Bankat e mëdha, kompanitë e mëdha dhe City i Londrës, që tërheq të gjitha shoqëritë e mëdha financiare, mbështesin zhvillimin e këtyre strukturave, duke qenë se fitojnë të gjitha në faktin që ekzistojnë zona me imponim fiskal shumë të dobët. Ishujt Bahamas, Zvicra dhe Luksemburgu i shtohen në këtë periudhë Lihtenshtajnit, Ishujve të Kanalit, Ishujve Kajman, Bermudeve, Panamasë.

1980-2000 - Gjatë 30 viteve të fundit, pikërisht falë liberalizimit financiar që ka inkurajuar mungesën e kontrollit ndaj lëvizjeve të kapitalit në shkallë ndërkombëtare, numri i parajsave fiskale rritet në mënyrë marramendëse. Lëvizjet e kapitalit qoftë edhe ato me origjinë legale gjejnë tek parajsat një vend konvergjence të veçantë dhe kjo favorizon sidomos kriminalitetin që ka kohë dhe gjen mënyra për të pastruar pasuritë e veta, duke rifituar virgjëri dhe besueshmëri. Aktiviteti i parajsave karakterizohet sot nga një xhiro aferash që shkon në mbi 1800 miliardë dollarë në vit. Vetëm në parajsat europiane janë të regjistruara mbi 1 milion shoqëri dhe një numër më shumë se dyfishi i trusteve. Ndodhia e parajsave fiskale zbulon sesi fuqitë industriale janë implikuar qysh nga fillimi në krijimin e këtyre oazeve të riciklimit. Parajsat kanë kontribuar dhe kontribuojnë në fatin e fuqive financiare. Kështu që vështirë se fuqitë do të pranojnë t'i zhbëjnë ato.

2000-2007 - Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit qeveritë e vendeve më të zhvilluara i kanë deklaruar një luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës parajsave fiskale, me mjete shpesh "në limitet e ligjit" sa ato të përdorura nga parajsat offshore. Çështja e parajsave fiskale që për shumë aspekte duhet të quhen parajsa financiare dhe kompanish ka dalë në mënyrë të bujshme në dritë pas 11 shtatorit për lidhjet e mundura të rrjeteve terroriste ndërkombëtare me disa qendra financiare offshore (tekstualisht jashtë arritjes, jashtë ujërave dhe limiteve territoriale) janë bërë të "mbikëqyrur specialë". Pak muaj përpara, në majin e vitit 2001, Sekretari amerikan i Thesarit, Paul O'Neill deklaronte në fakt se, "Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin asnjë tentativë që synon t'i imponojë një vendi nivelin e imponimit fiskal të tij" dhe se projekti OCSE mbi parajsat fiskale ishte "tepër i gjerë". Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, akronimi i së cilës OCSE (Organisation for Economic Co-operation and Development - OECD në seli ndërkombëtare), e lindur në vitin 1948, gjatë dekadave të fundit e ka zgjeruar rrezen e saj të veprimit ndaj objektivave të integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik e financiar midis vendeve më të mëdha të të ashtuquajturit Perëndim. Projekti i OCSE-së mbi parajsat fiskale është bërë kështu referimi ndërkombëtar dhe pozicioni zyrtar i vendeve më të zhvilluara lidhur me çështjen e konkurrencës fiskale të "dëmshme". Në vitin 1998 organizata botonte një raport mbi konkurrencën fiskale të dëmshme të titulluar "Harmful Tax Competition: An Emerging Global Issue", ku bëhet dallimi midis "parajsës fiskale " (tax haven) dhe "regjimeve fiskale preferenciale të dëmshme" (harmful preferential tax regimes), të përdorur si referim ndaj fiskut të vendeve perëndimore. Por duhet kujtuar se OCSE-ja nuk përfaqëson as edhe një të tretën e botës, atë një të tretë që do t'u imponojë rregullat të gjithëve.

Politika e parajsave fiskale

Gjatë samitit G20 të fundit që është mbajtur në Londër 2 prillin e këtij viti, një prej argumenteve kryesorë të axhendës ka qenë ai i të ashtuquajturave parajsa fiskale. 20 krerët e shteteve dhe qeverive kanë parashikuar më shumë se 1 trilion dollarë në stimuj për të përballuar krizën globale. Botimi i një liste të zezë të parajsave fiskale e hartuar nga OCSE-ja për t'i dhënë fund sekretit bankar, refuzimi i proteksionizmit dhe një paketë e re rregullash për ta kontrolluar më mirë sistemin financiar. Veç kësaj, instrumenti kryesor në krah të organizmave ndërkombëtarë do të jetë Financial Stability Forum, i pagëzuar Financial Stability Board, që do të ketë pushtete më të mëdha dhe është zgjeruar edhe në vendet e mëdha emergjente, tek Spanja dhe tek Komisioni Europian. Në këtë listë të zezë të OCSE-së, pjesa e parë është e përbërë nga vende bashkëpunuese, e dyta (lista e hirtë) është e përbërë nga shtete që i kanë pranuar parimet e transparencës fiskale dhe pjesa e fundit e listës (lista e zezë) është e formuar nga vende që nuk i zbatojnë aspak standardet fiskale ndërkombëtare (Kosta Rika, Malajzia, Filipinet dhe Uruguaj), edhe pse qeveritë e tyre po kërkojnë që t'i ndryshojnë normat e brendshme fiskale në vendet e tyre.

Gjatë viteve të fundit OCSE-ja ka hartuar raporte të ndryshme lidhur me parajsat fiskale. I pari i përket vitit 1998 ku ka stabilizuar diferencat midis parajsave fiskale (tax haven) dhe regjimeve fiskale (harmful preferential tax regime), si dhe ka hartuar listën e zezë të parë që përfshinte 41 juridiksione të përcaktuara si parajsa fiskale. Linjat drejtuese të vitit 1998 kundër praktikave të dëmshme fiskale kanë parashikuar detyrimin ndaj heqjes së benefiteve të sigurueshme në parajsat fiskale brenda vitit 2005 për t'i shpëtuar sanksioneve. Raporte të tjera të OCSE-së janë bërë në vitin 2000, ku janë individualizuar 47 regjime fiskale preferenciale nga të cilët vetëm ato vërtet të dëmshme për t'u hequr brenda vitit 2003. Në vitin 2001 OCSE-ja ka botuar një raport lidhur me përdorimin e paligjshëm të mjeteve të shoqërive (corporate vehicle) që mund të përdoren edhe për qëllime të paligjshme (riciklim i parave, korrupsion etj.) nëpërmjet regjimeve holding dhe regjimeve off-shore. Një raport tjetër është bërë në vitin 2004 gjithmonë nga OCSE-ja në lëmin e konkurrencës së dëmshme fiskale. Edhe organizma të tjerë ndërkombëtarë kanë hartuar lista të zeza lidhur me parajsat fiskale, GAFI (Grup Aksioni Financiar Ndaj Riciklimit) i krijuar në vitin 1987 nga G7 në vitin 2000 përpunoi 25 kritere për individualizimin e vendeve jobashkëpunuese në lëmin e antiriciklimit. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 lista e këtyre vendeve është azhornuar çdo vit deri në përjashtimin nga lista e vendit të fundit të mbetur (Myanmarit). Lista të tjera parajsash fiskale janë hartuar në këto vite nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga rrjeti ndërkombëtar i shoqërisë civile Tax Justice Network. Të gjitha këto lista të botuara gjatë viteve lënë të kuptohet vështirësinë për të luftuar fenomenet e paligjshmërisë lidhur me parajsat fiskale. Mendohet se G20-a ka shërbyer vetëm për të vënë ndonjë piketë fillestare për një politikë efikase në luftimin e evazionit fiskal. Për ta analizuar më mirë fenomenin do të donim të ktheheshim prapa dhe folur për tax haven e të harmful preferential tax regime për t'i shpjeguar më mirë diferencat midis tipologjive të parajsave fiskale. Kur flitet për tax haven u referohet shteteve që nuk aderojnë në OCSE dhe karakterizohen për nga niveli i reduktuar apo inekzistent i taksimeve në brendësi të shtetit, për mungesën e shkëmbimit të informacioneve me shtetet e tjera, mungesa e transparencës në brendësi të shtetit, mungesa e bashkëpunimit në luftën ndaj riciklimit të parasë së pisët. Kurse harmful preferential tax regime janë në fakt shtete që mund të jenë anëtarë të OCSE-së e të BE-së dhe karakterizohen për izolimin e regjimit të privilegjuar nga sistemi fiskal i zakonshëm, mungesa e transparencës e të gjithë rendit, mungesa e shkëmbimit të informacioneve.

Deri më tani analiza lidhur me parajsat fiskale është bërë vetëm duke analizuar shkaqet dhe pasojat e lidhura me sekretin bankar dhe riciklimin e parasë së pisët. Besohet se për ta kuptuar më mirë problemin duhen analizuar këto vende edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike. Disa prej tyre janë ish-koloni që kanë siguruar pavarësinë, duke humbur për pasojë mbështetjen ekonomike të fuqive kolonizuese, si për shembull Territoret Britanike të Përtejdetit (Ishujt Kajman, Ishujt Virxhin, Ishujt Turks dhe Kaikos etj.). Këto vende duke parë që t'u reduktohen në kohë resurset dhe aftësitë prodhuese ose pakësimin apo deri dhe zhdukjen e mbështetjes të dhënë atyre, fillimisht e siguruar nga shtete ekonomikisht më të fortë dhe më të fuqishëm. Është për këtë arsye që u japin "mikpritje" kapitaleve të konsiderueshme të subjekteve banorë në vende të treta, të dalluar nga rende juridike më pak të rrepta dhe, për pasojë, të tërhequr nga një seri vendimesh të finalizuara për të mbështetur dhe bërë më të zhdërvjellta, më të sigurta dhe më fitimprurëse aktivitetet financiare dhe valutore. Kurse nga pikëpamja politike parajsat fiskale karakterizohen nga prania e qeverive të qëndrueshme e homogjene dhe pothuajse gjithmonë totalitare, domethënë të afta (ose të konsideruara të tilla) që t'i japin vijueshmëri politikës dhe jetëgjatësi rregullave ekonomike dhe valutore. Asnjë njeri nuk do t'ia besonte menaxhimin e kapitaleve të veta të grumbulluara në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme instituteve të kreditimit apo shoqërive financiare të ndodhura në vende në të cilat paqëndrueshmëria politike mund të provokonte një krizë ekonomike të papritur apo deri konfiskimin e të gjitha kapitaleve ekzistuese në atë territor. Këto diferenca midis parajsave të ndryshme fiskale lënë të kuptohet se zgjidhjet e prodhuara gjatë samitit të G20-ës nuk janë të mjaftueshme.

Në fakt, nuk mjafton të ndërhyhet vetëm mbi aspektet fiskale të lidhura me paligjshmërinë, por duhen ndihmuar këto vende që të krijojnë një "sistem vend" të tyrin të pavarur nga paraja e vendeve të pasura, me një prodhim bujqësor e industrial të tyrin në mënyrë që të braktisin politikat e lidhura me sekretin bankar dhe me riciklimin e parasë së pisët. Për shembull, në parajsat fiskale karaibike (Ishujt Kajman, Antigua e Barbuda, Grenada, Sen Kits dhe Nevis) paraja e pisët e ricikluar në bankat offshore investohet në aktivitete të ligjshme si ajo e lojës së bixhozit, qoftë edhe e tipit on-line. Këto banka janë të njëjtat që përdoren edhe nga banka financiare të huaja për të mos paguar taksa, përveçse janë seli ligjore e më shumë se 10000 hedge fund.

Lista OCSE 2009 Vende që u janë përshtatur standardeve fiskale ndërkombëtare

Argjentinë

Hungari

Norvegji

Australi

Islandë

Poloni

Barbados

Irlandë

Portogali

Kanada

Ishulli Man

Rusi

Kinë

Itali

Ishujt Sejshelle

Qipro

Japoni

Sllovaki

Republika Çeke

Xhersi

Afrikë e Jugut

Danimarkë

Kore e Jugut

Spanjë

Finlandë

Maltë

Suedi

Francë

Mauricius

Turqi

Gjermani

Meksikë

Emiratet e Bashkuara Arabe

Greqi

Hollandë

Mbretëria e Bashkuar

Ishulli Guernesi

Zelandë e Re

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ishujt Virxhin

Lista gri e OCSE-së 2009 Vende që janë impenjuar për të respektuar standardet fiskale, por thelbësisht pa i praktikuar

Vende

Viti i marrëveshjes

Numr i marrëveshjeve

Parajsa Fiskale

Andora

2009

(0)

Anguila

2002

(0)

Antigua e Barbados

2002

(7)

Aruba

2002

(4)

Bahamas

2002

(1)

Bahrein

2001

(6)

Belize

2002

(0)

Bermude

2000

(3)

Ishujt Virxhin Britanike

2002

(3)

Ishujt Kajman

2000

(8)

Ishujt Kuk

2002

(0)

Republika Dominikane

2002

(1)

Gjibraltari

2002

(1)

Grenada

2002

(1)

Liberi

2007

(0)

Lihtenshtajn

2009

(1)

Ishujt Marshall

2007

(1)

Montekarlo

2009

(1)

Montserrat

2002

(0)

Nauru

2003

(0)

Ishujt Antile Hollandeze

2000

(7)

Niue

2002

(0)

Panama

2002

(0)

Sen Kits dhe Nevis

2002

(0)

Sen Luçia

2002

(0)

Sen Vensant dhe Grenadines

2002

(0)

Ishujt Samoa

2002

(0)

San Marino

2000

(0)

Ishujt Truks dhe Kaikos

2002

(0)

Vanuatu

2003

(0)

Qendra të tjera financiare

Austri

2009

(0)

Belgjikë

2009

(1)

Brunei

2009

(5)

Kili

2009

(0)

Guatemalë

2009

(0)

Luksemburg

2009

(0)

Singapor

2009

(0)

Zvicër

2009

(0)

Lista e Zezë

Kosta Rika

Malajzia

Filipinet

Uruguaj

Lista TAX JUSTICE NETWORK Qendrat financiare offshore 2005

Andora

Ishujt Kuk

Ingusheci (Rusi)

Anguila

Ishujt Marshall

Sen Kits dhe Nevis

Antigua & Barbuda

Ishujt Mariane Veriore

Sen Luçia

Ishujt Antile Hollandeze

Ishujt Virxhin Amerikane

San Vensant dhe Grenade

Aruba

Ishujt Virxhin Britanike

Ishujt Samoa

Bahamas

Tel Aviv (Izrael)

San Marino

Bahrein

Kampione d’Italia dhe Trieste (Itali)

Sao Tomé e Principe

Barbados

Xhersi

Ishujt Sejshelle

Belgjikë

Liban

Singapor

Belize

Liberi

Somali

Ishujt Bermude

Lihtenshtajn

Afrikë e Jugut

Qipro

Luksemburg

Melila (Spanjë)

Kosta Rika

Makao

Suedi

Republika Dominikane

Labuan (Malajazi)

Zvicër

Dubai

Ishujt Maldive

Taipei (Tajvan)

Frankfurt (Gjermani)

Maltë

Ishulli Tonga

Gjibraltar

Mauricius

Londër (Mbretëria e Bashkuar)

Grenada

Montekarlo

Republika Turke e Qipros Veriore

Ishujt Guernesi, Sark dhe Aldernei

Montserrat

Hungari

Hong Kong

Nauru

Uruguaj

Irlandë

Niue

Neë York (SHBA)

Islandë

Vendet e Ulëta

Vanuatu

Ishulli Man

Panama

Ishujt Kajman

Madeira (Portogali)

Lista e zezë GAFI 2000

Vendet

Ishujt Bahamas

Ishujt Kajman

Ishujt Kuk

Filipinet

Izrael

Liban

Lihtenshtajn

Ishujt Marshall

Nauru

Niue

Panama

Republika Dominikane

Rusi

Sen Kits dhe Nevis

Sen Vensant dhe Grenadines

Publikuar: 01.10.2010 | 09:32
Lexuar: 731 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime