Ato janë tani si nënë e bijë. Të dyja shijen e tyre jo të zakonshme sa i përket veshjes e marrin shumë seriozisht, të dyja dinë të bëjnë shaka në llogari të vetë dhe të dyja janë shumë aktive në luftën për të drejtat e homoseksualëve. Kanë folur për të bërë një koncert të përbashkët, e ndoshta edhe një duet.
Diva e popit, Cher, dhe kolegia e saj më e re, Lady Gaga, planifikojnë të bëjnë një projekt të përbashkët muzikor, kanë bërë të ditur mediet amerikane. Dy këngëtaret, të njohura për shijen ekstravagante të modës, janë njohur gjatë dorëzimit të shpërblimeve MTV Video Music Awards dhe menjëherë kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe janë bërë shoqe shumë të mira, ka pohuar burimi.
Lajmin që dy këngëtaret planifikojnë të punojnë bashkë e ka vërtetuar edhe autori i dy librave për Cherin, Marc Bego. Ato janë tani si nënë e bijë. Të dyja shijen e tyre jo të zakonshme sa i përket veshjes e marrin shumë seriozisht, të dyja dinë të bëjnë shaka në llogari të vetë dhe të dyja janë shumë aktive në luftën për të drejtat e homoseksualëve. Kanë folur për të bërë një koncert të përbashkët, e ndoshta edhe një duet, ka thënë Mark.