Në kuadër të organizimit do të mbahet edhe një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të estradës shqiptare. Evenimenti do të mbahet me datë 7 tetor me fillim në ora 18 në Tetovë.
Këshilli i organizatave shqiptare do të mbështesin ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një Tubim Solidarizues, i cili javën e ardhshme do të mbahet në sheshin e Tetovës.
Nga këshilli i organizatave bënë thirrje për pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve pa dallime partiake apo fetare. Kurse partive politike u bënë apel që të mos politizojnë këtë eveniment.
Në kuadër të organizimit do të mbahet edhe një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të estradës shqiptare. Evenimenti do të mbahet me datë 7 tetor me fillim në ora 18 në Tetovë.
Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike, partiake dhe fetare të na bashkëngjiten në këtë tubim solidarizues. Ky tubim solidarizues i dedikohet ish kryeministrit Ramush Haradinaj si shenjë përkrahjeje ndaj procesit të tij gjyqësor në Tribunalin e Hagës.
Këshilli i organizatave shqiptarë apelon tek të gjithë qytetarët që të bashkohen masovikisht në datën 07.10.2010 në fillin në ora 18 në Tetovë tha Ibraim Koça nga Këshilli i Organizatave shqiptare.