E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia dhe Greqia sapo të përgatiten për marrëveshje me të cilën kontesti për emrin do ta linin anash me qëllim që paralelisht të rrjedhin negociatat për anëtarësim në BE, kjo është e mundur, por të dy vendet duhet bashkarisht ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe të vendosin për këtë.
Marn: BE mund tė ndihmojė, por Shkupi dhe Athina duhet tė bėjnė ndonjė progres









Maqedonia është e gatshme të bëhet anëtare e NATO-s dhe t'i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në, por mbetet kushti për emrin. Vendi duhet të tregojë iniciativë dhe të vazhdojë ta prezantojë të vërtetën e tyre para seancës ndërkombëtare dhe posaçërisht para vendeve-anëtare dhe Aleancës për shkak se ata dëshirojnë të shohin se është konstruktive dhe se dëshiron zgjidhje.

Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi Matej Marn, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, i cili qëndron në Maqedoni në konsultime të rregullta politike dhe të sigurisë me autoritetet e Maqedonisë.

“Komisioni Evropian vitin e kaluar dha rekomandim për fillim të negociatave me Maqedoninë, por Këshilli I BE-së nuk caktoi datë sepse nuk ndodhi progres në kontestin për emrin. Besoj se tani nuk mund të ndryshojë ky realitet dhe pres që KE-ja ta përsëritë rekomandimin për fillim të negociatave në Raportin që duhet të publikohet më 10 nëntor. Megjithatë, vendimi politik do të bazohet në progresin në kontestin për emrin”, thotë Marn.

Për atë se nëse BE-ja do të inkuadrohej si lehtësues në zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Greqi si në rastin me Slloveninë dhe Kroacinë, konsideron se kjo është e mundur, por të dyja palët duhet të vine deri në ndonjë përgjigje të paktën për diçka dhe të kërkojnë ndihmë nga Brukseli.

“Maqedonia dhe Greqia sapo të përgatiten për marrëveshje me të cilën kontesti për emrin do ta linin anash me qëllim që paralelisht të rrjedhin negociatat për anëtarësim në BE, kjo është e mundur, por të dy vendet duhet bashkarisht ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe të vendosin për këtë. Në këtë process do të mund të ndihmojë edhe Sllovenia ose ndonjë vend i tretë, jo si negociator, por si lehtësues, për çka edhe kryeministri Borut Pahor u prononcua në vizitën e fundit në Shkup, me ç’rast do të fitonin më shumë kohë për zgjidhje të emrit dhe paralelisht të fillojnë negociatat me BE-në. Por, nxitja e vërtetë duhet të vijë nga të dyja palët. Nëse drejtëpërdrejtë bisedoni me Greqinë, atëherë ndoshta do të vini edhe deri në zgjidhje për emrin para se të ketë nevojë për përfshirje në negociatat të palës së tretë”, deklaroi Marn.

Megjithatë, thotë se tani për tani nuk është optimist, duke i pasur parasysh raportet nga mediat pas ndodhive në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

“Nuk mund të komentojë për politikën e jashtme të Maqedonisë në kontekst të emrit, por, shikuar nga jashtë dhe me distance, duket se Maqedonisë i mungon iniciativë. Takimet e shpeshta në nivel të lartë midis përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë dhe bisedimet e drejtëpërdrejta, krijuan pritje të mëdha tek bashkësia ndërkombëtare, por gjatë verës nuk kishte kurrfarë informata. Në qoftë se ka bisedime të fshehta kjo është mire nëse ato kontribuojnë për zgjidhje, por nëse asgjë nuk ndodh kjo është mundësi sërish e lëshuar”, theksoi Marn, i cili pret që pas takimeve në Shkup të ketë një imazh të qartë për çështjen dhe për pritjet e autoriteteve të Maqedonisë.

Thekson se në rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për emrin kishte periudha kur pala e Maqedonisë ishte proaktive dhe periudha kur iniciativa ishte e palës së Greqisë. Sugjeron që Maqedonia sërish ta ndërmarrë iniciativën.

“BE-ja është e interesuar për procesin e zgjerimit, për shkak se kjo është një prej politikave më të suksesshme evropiane. Nëse vendi-kandidat del me propozime, ndërmerr hapa dhe prezanton plane në drejtim të tejkalimit të kontestit me të cilat do të tregojë imagjinatë dhe dëshirë të vërtetë, të sinqertë për arritje të zgjidhjes, atëherë reagimi do të pasojë nga Brukseli”, thotë Marn.

Edhe pse Greqia është në pozitë më të volitshme si anëtare e BE-së dhe NATO-s, sipas tij, është e rëndësishme që Maqedonia të vazhdojë ta prezantojë të vërtetën e saj para bashkësisë ndërkombëtare dhe posaçërisht para vendeve-anëtare të Unionit dhe të Aleancës për shkak se ato dëshirojnë të shohin se vendi është konstruktiv dhe se do zgjidhje.

“Besoj se Qeveria juaj dëshiron të arrihet zgjidhje, por tek disa vende mbizotëron ndjenja se nuk i investoni të gjitha përpjekjet e mundshme në të. Duhet me argumente të tregoni se çka bëni në këtë plan cilat janë aktivitetet e juaja, se jeni në mënyrë konstruktive të angazhuar së bashku me Qeverinë greke për shkak se ata dëshirojnë të shohin zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, thotë drejtori politik në MPJ-në sllovene Matej Marn.

Ai dje dhe sot në Shkup ka një sere takime me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, të Sekretariatit për çështje evropiane dhe të Kuvendit. (mia)

Publikuar: 01.10.2010 | 14:59
Lexuar: 256 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime