E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Federata e Hendbollit e Kosovës, konfirmoi marrjen e shkresës nga homologia e saj Maqedonase, për anulimin e udhëtimit të hendbollisteve drejt Prishtinës, për shkak të prekjes nga epidemia e shytave.
Shytat pengojnė miqėsoren Maqedoni-Kosovė






Federata e Hendbollit e Kosovës, konfirmoi marrjen e shkresës nga homologia e saj Maqedonase, për anulimin e udhëtimit të hendbollisteve drejt Prishtinës, për shkak të prekjes nga epidemia e shytave.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Maqedonisë, Marjan Naçevski, i cili firmosi shkresën, në një bisedë telefonike tha se: 'epidemia e shytave është një nga shkaqet për anulimin e kësaj miqësore. E dyta është se hendbollistet për shkak të obligimeve ndaj klubeve nuk mund të grumbullohen".

Ai shtoi se "nuk dëshironin që në Kosovës të shkojmë me ekipin e dytë dhe duam të ruajmë pozicionin renditës të përfaqësueses". Por, përveç këtyre dy arsyeve, trajneri Vladimir Gligorov, mendon se anulimi ka ndodhur, kur është kuptuar se Kosova nuk ka të drejtë të luaj ndeshje me përfaqësuesen e saj, edhe pse që nga pavarësia e Kosovës, përfaqësuesja kosovare e femrave ka zhvilluar një sërë takimesh ndërkombëtare.

"Unë bëra një lëshim, megjithatë nuk isha i informuar se kjo ndeshje do të luhej për ndonjë rast solemn. Nuk e dija se Kosova nuk ka të drejtë të luajë me përfaqësuese dhe kur mora këto të dhëna, e anulova ndeshjen. Për mua ky është shkaku kryesor edhe pse dërguam letër zyrtare se ndeshjen e anulojmë për shkak të epidemisë", thotw Vlladimir Gligorov, trajner i Maqedonisë.

Ndonëse zyrtarët e FHK-së besojnë se shkaku i këtij anulimi ka të bëjë me epideminë e shytave, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës, Izet Gjinovci thotë se Maqedonia nuk ka pasur nevojë të ngrejë kurthe të tilla me justifikime të kota, duke thënë "herë luaj e herë nuk luaj".

Nga burimet jo zyrtare pranë Klinkës për sëmundje infektive në Shkup, mësohet se në dy ditët e fundit por edhe më parë, asnjë sportist duke llogaritur këtu edhe hendbollistet e Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të prekjes me epideminë e shytave. Miqësorja e hendbollit mes Kosovës dhe Maqedonisë duhej të zhvillohej më 17 shkurt në Prishtinë, në ditën e pavarësisë së Kosovës.

Safet Ademi, Alsat


Publikuar: 13.02.2009 | 01:23
Lexuar: 795 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime