Në këtë rezolutë riafirmohet vlera universale e parimit të jodhunës dhe dëshira për riafirmimin e kulturës së paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe jodhunës.
Inspirim për të guximshmit
Sy për sy e bën tërë botën të verbër. (Gandi)
Mahatma Gandi është pionier I filozovisë dhe strategjisë së jodhunës. Ditëlindja e tij, 2 tetori, kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Jodhunës. Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, A/RES/61/271 nga 15 qershori 2007, kjo ditë është arsye për tu shpërndarë mesazhi i jodhunës, duke e inkuadruar edhe edukimin dhe ngritjen e vetëdijes publike.
Në këtë rezolutë riafirmohet vlera universale e parimit të jodhunës dhe dëshira për riafirmimin e kulturës së paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe jodhunës.
Bashkangjituni edhe ju në shënimin e jodhunës në ditëlindjen e Mahatma Gandit, e shtunë (nesër), 2 tetor, në klubin Menada, me fillim në ora 21.
Gjithçka që ju nevojitet është vetëm vullneti i mirë. Do të kemi muzikë, video projektim, materiale informative, si dhe tortë ditëlindjeje. Ky është një rast që së bashku të festojmë për nder të këtij njeriu të madh dhe veprave të tij madhështore dhe të këmbejmë mendime dhe ide për jodhunë, si strategji për ta mposhtur padrejtësinë dhe torturën. Urdhëroni!
Së pari ju injorojnë, pastaj ju përqeshin, pastaj luftojnë kundër jush, në fund fitoni. (Gandi)
DEKLARATË
Nëse jeni të padhunshëm, kjo nuk do të thotë se i nënshtroheni torturës. Ju, thjesht, e dëboni dhunën si mjet për kundërvënie ndaj torturës. Të qenit i nënshtruar ndaj despotit ju bën më të dobët nga dita në ditë. Jodhuna si strategji kërkon fuqi dhe inteligjencë, besim të madh dhe përkushtim personal.
Gandi doli superior me jodhunën si strategji kundër një shtypësi të fuqishëm dhe të dhunshëm. I thellë dhe i urtë, i guximshëm dhe rebelues ky njeri i madh e shndërroi jetën e vet në një nga mesazhet më të fuqishme të cilat ky civilizim i ka parë deri më tani. Ai luftonte për njerëzimin, paqen dhe lirinë me çmimin e jetës së vet. Dhe fitoi.
Nuk ju duhet revole për të luftuar me sulmuesin. Nuk ju duhet armatë për të mposhtur një armatë. Gjithçka që ju duhet është besimi dhe guximi. Unë vazhdimisht e përsëritja këtë në vete. Dhe funksionon. Xhabim M. Deralla, Kryetar i CIVIL-it Qendër për Liri.