Në suaza të forumit ministri Besimi u takua me ministrin e Financave të Republikës së Turqisë Mehmed Shimshek dhe ministrin për çështjet me Bashkimin Evropian Egemen Bagish. Besimi, gjithashtu, u takua me Zbignjev Bzhezhinski, këshilltar i sigurimit nacional të presidentit të mëparshëm të SHBA-s Xhimi Karter, si dhe me kryetarin e Atlantic Council Frederik Kempi
Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi ka marrë pjesë në "Forumin energjetik dhe ekonomik 2010" që u mbajt në Stamboll, Turqi në organizim të Atlantic Council të SHBA-së. Tema të konferencës kishin qenë lëvizjet ekonomike globale dhe pasojat në energjetikë, financat, tregtia dhe eurointegrimet në kushte të krizës dhe pas kësaj.
Ministri Besimi në prezantimin e tij i paraqiti perspektivat ekonomike dhe sfidat e Republikës së Maqedonisë. I prezentoi rezultatet në përmirësimin e klimës afariste në Republikën e Maqedonisë dhe projektet me rëndësi për proceset investuese në vend, me theks të veçantë në energjetikë dhe infrastrukturë. Ai theksoi se me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe rajonin janë sfidat që kanë të bëjnë me progresin e proceseve integruese.
Në suaza të forumit ministri Besimi u takua me ministrin e Financave të Republikës së Turqisë Mehmed Shimshek dhe ministrin për çështjet me Bashkimin Evropian Egemen Bagish. Besimi, gjithashtu, u takua me Zbignjev Bzhezhinski, këshilltar i sigurimit nacional të presidentit të mëparshëm të SHBA-s Xhimi Karter, si dhe me kryetarin e Atlantic Council Frederik Kempi dhe me përfaqësuesit e disa kompanive energjetike të rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin, në mesin e të cilëve edhe takimin me përfaqësuesit e gazëpërçuesit Trans-Adriatik.