E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në të njëjtën kohë, dollari u dobësua edhe në raport me valutën kombëtare britnike, dhe kështu për një funtë merren 1,5850 dollar, për dallim nga dita e djeshme, kur një funtë britanike kushtonte 1,5719 valutë amerikane.
Euroja nė nivel mė tė lartė nė raport me dollarin nė gjashtė muajt e fundit









-Euroja sot në bursat e devizave evropiane u këmbye me mbi 1,37 dollarë, që paraqet vlerën më të lartë të valutës së përbashkët evropiane në raport me atë amerikane nga marsi i këtij viti.

Euroja në tregtimin e mëngjesit në Bursën indikative Devizore në Londër kushtoi 1,3763 dollar, ndërkohë që pasdite vlera e saj ra në 1,3628 dollarë.

Në të njëjtën kohë, dollari u dobësua edhe në raport me valutën kombëtare britnike, dhe kështu për një funtë merren 1,5850 dollar, për dallim nga dita e djeshme, kur një funtë britanike kushtonte 1,5719 valutë amerikane.

Dollari mbeti pothuajse i pandryshuar në raport me jenin dhe kështu një valutë amerikane u ndërrua për 83,23 jen japonezë, aq sa përafërsisht kushtonte edhe dje.

Analistët vlerësojnë se rritja e vlerës së euros është rezultat i raporteve për lëvizjet e njohura në ekonominë kineze. Të dhënat se ekonomia kineze vazhdoi të rritet me temep të përshpejtuar edhe gjatë muajve të kaluar, e uli druajtjen nga rënia e mundshme e ekonomisë së dytë për nga madhësia në botë.

Megjithatë, dilerët e devizave në Londër paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme nuk është hequr mundësia për rënie të re të euros, nëse thellohet kriza debitore në eurozonë, para së gjithash në disa nga vendet e saj anëtare.

Publikuar: 01.10.2010 | 21:12
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime