Takimi i radhës sipas zëdhënësit qeveritar pritet të zhvillohet në ditët në vijim. Deri atëherë nxënësit do të veprojnë në bazë të urdhrave të shkollës. Nga qeveria apelojnë që palët kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes.
Vazhdon kriza në në Shkollën e Mesme "Niko Nestor" nxënësit maqedonas vazhduan bojkotin e mësimit, ndërsa shqiptarët jo.
Kjo si pasojë e dështimit të takimit midis zëvendës kryeminsitrave Ademi dhe Stvarevski, ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Arsimit, Gordana Jankullovska dhe Pero Stojanovski me krerët komunal të Strugës. Në takim duhej ti jepej fund problemit.
"Pushteti local dhe drejtorët e dy shkollave nuk kanë arritur të organizohen për shkak se bëhet fjalë për një për një numër të madh të njerëzve sepse duheshte të marrin pjesë edhe këshilli i prindërve edhe këshilli i profesorëve edhe stafi udhëheqës i dy shkollave. Arsyea e dytë është se edhe dy zv/kryeministrat Ademi dhe Stavrevski kanë pasur sot obligime të tjera", tha zëdhënësi i qeverisë, Shefik Duraku.
Takimi i radhës sipas zëdhënësit qeveritar pritet të zhvillohet në ditët në vijim. Deri atëherë nxënësit do të veprojnë në bazë të urdhrave të shkollës. Nga qeveria apelojnë që palët kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes.
"Nga këtu duam të apelojmë në emër të qeverisë tek të gjith struganët që të kontribuojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për rastin e Strugës për shkak se në këtë rast pësojnë ata që më së paku kanë faj e ata janë nxënësit", shtoi zëdhënësi Duraku.
Tensionet në shkollën e mesme Niko Nestor janë ngritur pas vendimit të drejtorisë së shkollës dhe ministrit të Arsimit Pero Stojanovski për të aplikuar turnet etnike në këtë shkollë, pra që nxënësit shqiptarë dhe maqedonas të mësojnë në turne të ndryshme. Ky vendim është mirëpritur nga nxënësit maqedonas, por është kundërshtuar nga opinioni më i gjerë.