E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot Kosova kryesisht është paqësore, ndonëse varfër. Minoriteti i saj serb dhe objektet religjioze janë të mbrojtur nga trupat e NATO’së. Misioni më i madh i jashtëm i BE’së, i përbërë nga policët, gjykatësit dhe zyrtarët e doganave i njohur si EULEX, është shtrirë me sukses në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe zonat e populluara nga serbët.
Njė vit nė jetėn e Kosovės






















Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian është garancia e vetme reale për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.


The Economist


Më 17 shkurt Kosova do të shënojë përvjetorin e parë të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia. Pa dyshim shumica e popullsisë shqiptare do të festojë në lumturi dhe zhurmshëm. Falë bllokimit të Rusisë ende nuk ka ndonjë rezolutë të re në Kombet Bashkuara për statusin e Kosovës dhe pavarësia e saj mbetet shumë kontroverse. Shtetin e ri gjer tani e kanë njohur vetëm 54 vende nga 192 sa numërojnë Kombet e Bashkuara – dhe pesë nga 27 anëtaret e Bashkimit Europian janë në mesin e vendeve që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, shumë kritikë të cilët me mërzi parashikuan se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës pashmangshëm do të nxisë shpërthime të reja të dhunës dhe spastrimit etnik, një valë të pakontrolluar të emigrimit, trafikim të narkotikëve dhe njerëzve, një rritje të shpejtë të nacionalizmit serb dhe madje ndoshta edhe të një përtëritje të luftës në Ballkan, doli se kishin gabuar.

Sot Kosova kryesisht është paqësore, ndonëse varfër. Minoriteti i saj serb dhe objektet religjioze janë të mbrojtur nga trupat e NATO’së. Misioni më i madh i jashtëm i BE’së, i përbërë nga policët, gjykatësit dhe zyrtarët e doganave i njohur si EULEX, është shtrirë me sukses në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe zonat e populluara nga serbët.

Dhe ndonëse Serbia ende refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ajo tani ka qeverinë më pro-europiane në historinë e saj. Ndërsa për paralajmërimet ekstreme se pavarësia e Kosovës mund të konsiderohet si precedent imponues për regjionet tjera, ishte plotësisht e parashikueshme që rusët do ta përmendnin atë si një shembull gjatë luftës së tyre me Gjeorgjinë gushtin e vitit të kaluar, pas së cilës ata nxitimthi njohën pavarësinë e dy territoreve gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Por në realitet kjo nuk ishte më një pikë debati.

Askush seriozisht nuk beson se, po të ishte ende Kosova një krahinë e Serbisë, Rusia nuk do të bënte luftë me Gjeorgjinë. Dhe njohja e Rusisë për dy territoret gjeorgjiane është ndjekur nga vetëm një vend tjetër, Nikaragua – me asnjë shenjë të vogël se do të ketë njohje të reja.

Megjithatë, pozita e Kosovës mbetet e pasigurt. Ajo mund të marrë një shtytje të madhe nëse pesë anëtaret e BE’së që nuk e kanë njohur atë – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro – ndërrojnë mendjet e tyre, sikurse që ka rekomanduar fuqimisht së fundi një rezolutë e Parlamentit Europian.

Këto shtete kuptueshëm kanë ndruajtje për problemet e tyre me kufijtë apo regjionet kryengritëse. Por ata e dinë se një ditë do ta njohin Kosovën. Sa më gjatë që e shtyejnë këtë vendim, ata më shumë do ta përforcojnë përshtypjen për një përçarje Europiane që është keq për Kosovë dhe për pjesën tjetër të Ballkanit – dhe, në të vërtetë, për vet BE’në.


Pavaresia e Kosoves



Nga Beogradi në Bruksel

E vërteta është se të gjitha vendet në Ballkanin perëndimor për momentin në një shkallë janë në telashe. Gjithkah kriza globale ekonomike është duke goditur rëndë, me dështime të investimeve të huaja dhe rritje të papunësisë.

Kroacia, që është vendi më i afërt për t’iu bashkuar BE’së, papritmas është përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme rreth kufirit me Slloveninë. Maqedonia nuk është afër një zgjidhje afatgjate me Greqinë, lidhur me emrin e saj.

Bosnia sapo ka humbur guvernatorin e saj ndërkombëtar, dhe dy entitet e saj mbeten në mosmarrëveshje. Dhe shpresat në Serbi që marrëveshja e saj e shtyrë për stabilizimin me BE’në mund të hyj në fuqi së shpejti është përmbysur nga opozita brenda unionit: holandezët (dhe belgët) insistojnë se serbët fillimisht duhet ti dorëzojnë Tribunalit të Hagës kriminelin e luftës Ratko Mladic, gjeneralin serb të Bosnjës i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë.

Rreziku i përbashkët mund të zbulohet këtu. Ballkani mund të mos jetë në krye të vëmendjes ndërkombëtare sikurse në vitet e ’90, por tensionet dhe nacionalizmi që ndihmoi të vë zjarrin shumë luftërave regjionale pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë ende mbeten.

Pa dyshim, nuk ka apetit serioz për luftë të re në Ballkan, madje as në mesin e nacionalistëve radikal serb. Por rreziku i dhunës dhe paqëndrueshmëria politike është ende e lartë - dhe kjo e mban prapa tërë regjionin duke e bërë më pak tërheqës për investitorët.

Sikurse që shumë analistë në Ballkan dhe Bruksel kanë vlerësuar për një kohë të gjatë, zgjidhja më e mirë për këtë është që të gjitha vendet në Ballkanin perëndimor të vihen në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Për shembull, në fund të fundit është vetëm një joshje nga BE që e ka mbajtur Bosnjën e ndarë së bashku dhe ka shtyrë Serbinë ngurruese drejt bashkëpunimit më të madh me Tribunalin e Hagës. Prandaj BE duhet ta mbajë derën hapur për anëtarësime të reja në të ardhmen. Vetëm atëherë do të jetë e sigurt një e ardhme paqësore dhe e lumtur për Kosovën dhe pjesën tjetër të Ballkanit perëndimor.
Përktheu: Herolind Beqaj, Express

Publikuar: 13.02.2009 | 03:10
Lexuar: 1389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime