E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktores Natalie Portman sigurisht nuk i mungon ambicia. Aktorja 29-vjeçare supozohet që ia ka vënë syrin rolit kryesor të “Borëbardhës” seksipile dhe të rreptë, film i cili do të xhirohet sipas romanit të vëllezërve Grimm.
Natalie Portman dėshiron tė aktrojė borėbardhėn seksi




Filmin e ardhshëm e ka ideuar Brett Ratner dhe Relativity Media, ndërsa është i shkruar si ekranizim më i rreptë i tregimit klasik. Filmin me siguri do ta xhirojë regjisori francez Jean–Pierre Jeunet, i cili ka bërë regjinë e filmave “Amelie” dhe “Micmacs”. Ndërkohë, flitet se si e bukura Natalie do të jetë e nominuar për Oscar për filmin e balerinës kryesore në filmin “Black Swan”.

“Është kompliment i madh për mua dhe më vjen shumë mirë që njerëzit flasin për këtë gjë. Më e mira në atë film është që çdo kush ka ndonjë përgjigje të vet mbi këtë gjë.

Është e dukshme që ne dëshirojmë të bëjmë diçka me të cilën njerëzit do të lidhen dhe ky është shpërblimi më i madh. Deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare kam ushtruar balet dhe pastaj jam ndalur kur kam filluar më seriozisht të merrem me aktrim.

Përsëri kam filluar të vallëzoj në moshën 27-vjeçare, kur kam filluar të përgatitem për film. Më e rëndësishmja është që kam pasur bazë të mirë dhe njerëz të shkëlqyeshëm nga bota e baletit të cilët më kanë formuar”, përfundoi Portman.

Publikuar: 02.10.2010 | 14:37
Lexuar: 1050 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
faton (04/06/2011 03:04:30) sdsd

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime