E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Melatonia është një tjetër mekanizëm që kontribuon në “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri ynë reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën.
Depresioni




Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë. Ja përse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh më në formë.

Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shumë të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për të përballuar ditën. Duke u reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninës. Po flasim për të famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal.

Melatonia është një tjetër mekanizëm që kontribuon në “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri ynë reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën.

Kjo e fundit prodhohet në sasi të mëdha nëse jemi të lodhur dhe kemi nevojë për të fjetur e për t‘u çlodhur. Problemi lind në momentin që për shkak të punës dhe impenjimeve të përditshme, nuk është e mundur të flesh, por ke nevojë për vëmendje dhe dinamizëm. Në këtë kontekst është e thjeshtë të ndihemi nervozë, pa humor dhe shumë të lodhur. Depresioni sezonal kurohet nga Xhenseni bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike.

Kjo bimë është më e preferuar për t‘u përdorur gjatë ndërrimit të stinëve, dhe vepron shumë shpejt duke na dhënë forcë e na bën të ndihemi mirë. Momenti më i mirë për ta përdorur është mëngjesi, por nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe në drekë. Mirë është të pihen një deri në tre gota në ditë.

Publikuar: 02.10.2010 | 14:45
Lexuar: 718 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime