Besimi informoi se ka filluar projekti për studime fizibile për zhvillimin e Malit Sharr si destinim dhe atraksion turistik dimëror dhe për mundësinë për investim të investitorit strategjik i cili ka përvojë në zhvillimin e turizmit dimëror.
Të gjitha institucionet duhet të kontribuojnë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Malin Sharr me çfarë tërësisht do të shfrytëzohet potenciali dhe ajo të do dhndërrohet në qendër rajonale në turizmin dimëror dhe mbrojtjen e natyrës, konsideron Fatmir Besimi, i cili sot në Kodrën e Diellit e hapi konferencën e dytë "Dialogjet e Sharrit 2010", të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.
Besimi informoi se ka filluar projekti për studime fizibile për zhvillimin e Malit Sharr si destinim dhe atraksion turistik dimëror dhe për mundësinë për investim të investitorit strategjik i cili ka përvojë në zhvillimin e turizmit dimëror.
Gert Kampan, këshilltar në Ambasadën e Holandës, theksoi se për zhvillimin e turizimit nevojitet përmirësim i infrastrukturës rrugore dhe transportit publik në Maqedoni dhe informimin e turistëve potencial me udhërrëfyes dhe informacione për vendet natyrore dhe kulturore, si dhe me përpunimin e ueb-faqeve.
Sipas Sasho Korunovskit, dekan në fakultetin për turizëm në Ohër, nevojitet një analizë gjithpërfshirëse në të cilën do të kyçen edhe pushteti qendror dhe lokal, popullata vendore dhe institucionet arsimore, me çfarë do të bëhet vlerësim i saktë në cilën mënyrë vlerat natyrore dhe kulturore do të shndërrohen në aktraksion dhe vlerë turistike.
Në suaza të konferencës së sotme u hap edhe ekspozita e veshjeve tradicionale, shëtitje e pjesëmarrësve deri te vendi Sidol dhe gara në shumë sporte.