E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në mënyrë virtuale prezantoi aktivitetin e vet para mijëra studentëve potencial dhe vizitorëve të ndryshëm, duke shpalosur fotografi të evenimenteve të mbajtura në USHT, video, prezantime në Power Point, broshura elektronike etj.
USHT-ja morri pjesė nė Panairin e tretė elektronik tė karrierės










Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, e cila funksionon në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga data 27 Shtator deri më 01 Tetor 2010, për të tretën herë radhazi, morri pjesë në Panairin e tretë elektronik të karrierës, i vetmi panair i këtij lloji në Evropën Juglindore.

Panairet elektronike të karrierës janë panaire virtuale, të drejtpërdrejta dhe kryesisht realizohen në formë interaktive. Në këtë panair të teknologjisë bashkëkohore, me stendat e tyre virtuale morën pjesë mbi 14 institucione të larta arsimore dhe mbi 60 kompani me renome të vendit.

Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në mënyrë virtuale prezantoi aktivitetin e vet para mijëra studentëve potencial dhe vizitorëve të ndryshëm, duke shpalosur fotografi të evenimenteve të mbajtura në USHT, video, prezantime në Power Point, broshura elektronike etj.

Daut Memeti, koordinator i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, potencoi se tradita e pjesëmarrjes në këto panaire elektronike, ka ndikuar dukshëm në ngritjen e imazhit të përgjithshëm të USHT-së në nivel republikan e më gjerë, gjë që vërehet me numrin e lartë të të interesuarve për rrjedhat e proceseve edukative-arsimore në USHT.

Përgjatë mbajtjes së këtij panairi janë vënë edhe një sërë kontaktesh me menaxherë të profileve të larta nga kompani prestigjioze, të cilët shprehën gatishmëri të plotë për rekrutimin e studentëve të USHT-së për punë praktike në kompanitë e tyre.

Ky panair edhe kësaj here u organizua nga Programi nacional për punë praktike dhe punësim - “Karriera ime”, ndërsa mbështetet financiarisht nga Projekti për konkurrencë i USAID-it.

Publikuar: 02.10.2010 | 10:03
Lexuar: 509 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime