Ka mesi i pjesës së parë pas një gjuajtje të fuqishme të paparë kohëvë të fundit ,nga një disatncë prej 38 metrash Andrea Pirlo ka befasuar publikun dhe bashkëlojtarët e tij duke sjellë avantazh dhe tre pikë të vlefshme për skuadrën e Massimiliano Alegrit.Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Avni Osmani
Në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit në Itali,sonte mejdanin e ndajtën skuadra e Parmës dhe ajo e Milanit.
Loja fillimisht luhej në mes të fushës, që të dyja krijonin mundësi për të çblokuar rezultatin mirëpo ishin jokonkrete,si më të rezikshëm u dalluan Crespo e Candreva i Parmës kurse në sulm Milani herëpashere raste për shënim krijonte futbollisti shtatlartë Ibrahimoviç,Ronaldinjo e Robinjo mirëpo nuk arrinin ti konkretizonin.
Ka mesi i pjesës së parë pas një gjuajtje të fuqishme të paparë kohëvë të fundit ,nga një disatncë prej 38 metrash Andrea Pirlo ka befasuar publikun dhe bashkëlojtarët e tij duke sjellë avantazh dhe tre pikë të vlefshme për skuadrën e Massimiliano Alegrit.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë rast për gol ka pasur sulmuesi suedez Ibrahimoviç por portieri i Parmës ka reaguar dhe ka shpëtuar me mjeshtëri rastet për gol.
Vlen të theksohet se lojtarët e Parmës në pjesën e dytë inkuadruan në lojë lojtarin shqiptar nga Maqedonia me nënshtetësi zvicrane Blerim Xhemaili i cili u veçua me lojë të mirë dhe në një formë të mirë,gjithashtu në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi bullgar i Parmës Bojinov,kurse për Milanin në lojë hyri Pato në vend të Robinjos si dhe Boateng në vend të Antoninit të lënduar.
Rezultati 0-1 mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit,kështu që skuadra e Milanit tanimë kryeson në tabelen e klasifikimit.Ndërkaq ndeshjet tjera të kampinatit luhen nesër dhe e gjithë vëmendja Italiane është përqendruar në derbin e javës Inter-Juventus që do tëluhet nesërmbrëma.