Komisioni ka përshëndetur kontributin e Aliut duke theksuar:,,Kjo dëshmon vullnetin e lartë dhe mundësinë se si komunitetet e jashtme gjejnë metoda dhe guxim për tu inkuadruar më së miri në shoqërinë tonë Italiane,apelojm që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin e Aliut,veçanarisht të rinjët,,ka deklaruar kryetari Franco Oberti.
Nga Bergamo:
Avni Osmani
Në mbrëmjen e 1 tetorit Asociacioni vullnetar Italian i gjakut (AVIS) me seli në Trescore Balneario të Bergamos ka dekoruar me medalje të artë shqiptarin nga Maqedonia, Tetovarin Ali Veliu për kontributin vullnetar dhe human si donator gjaku me një shifër prej 63 herë.
Përvjetori i 55-të i shoqatës AVIS sivjet ka shënuar supriza nga më të ndryshmet.
Salla e kinemas së Trescores ka qenë e stërmbushur me njerëz, familjar, dashamirë të humanitetit, gjakdhënës të rinj e veteran dhe të gjithë i ka bashkuar ideja e dashurisë për njëri tjetrin.
Ali Veliu:Dhuro gjak-shpëto jetë
Emocionues ka qenë momenti i ndarjes së çmimeve, respektivisht i medaljeve kur nga foltorja përmendet emri i një shqiptari nga Maqedonia i vetmi shqiptar dhe joitalian.
Komisioni ka përshëndetur kontributin e Aliut duke theksuar: "Kjo dëshmon vullnetin e lartë dhe mundësinë se si komunitetet e jashtme gjejnë metoda dhe guxim për tu inkuadruar më së miri në shoqërinë tonë Italiane, apelojm që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin e Aliut, veçanarisht të rinjët", ka deklaruar kryetari Franco Oberti.
Ali Veliu nga Pallatica e Tetovës tashmë mban në duar medaljen e artë, medalje kjo që vjen pas një përkushtimi dhe serioziteti në sferën e humanizmit dhe solidaritetit.
Që nga koha kur ai jetonte dhe punonte në vendlindje si arsimtar dëshira dhe gadishmëria për tu ndihmuar njerëzve e veçanarisht atyre që kishin nevojë për gjak ka qenë jashtëzakonisht e madhe.
Këtu kemi parasysh anëtarsimin e tij në shoqatën e dhuruesve të gjakut në Maqedoni, ku ka regjistruar një numër të madh gjakdhëniesh.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike si shumica e shqiptarëve fatin e mërgimtarit do ta ndjek edhe Aliu i cili 20 vite jeton dhe punon në Bergamo të Italisë.
"Ishte viti 1989 kur erdha në Itali. Fillimi për tu adaptuar dhe për tu integruar ka qenë i vështirë" kujton Aliu dhe shton se cdo herë kam menduar dhe kam dashur të integrohem në shoqërinë Italiane me qëllim që neve shqiptarëve mos të na quajnë si prishës rendi dhe njerëz të problemeve, sepse, thote humanisti Aliu: "Në atë kohë shqiptarët do të thoja në përgjithësi ishim objekt bisede për të keq e mediave italiane si sot që janë rumunët ne ishim dikur.
Gjeta një vend pune, mësova gjuhën, ndjekja sportin, aktivitetet kulturore etj dhe dëshira e dhënies së gjakut më mundësoi që të integrohem më së miri në shoqërinë Italiane. Tani më jam anëtar i regullt i shoqatës Avis dhe ndjehem krenar. E ndjej veten shumë mirë kur dhuroj gjak" deklaron Ali Veliu për gazetën online YllPress.com
Në pyetjen tonë se cili është mesazhi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Itali dhe gjithandej Evropës, Aliu me modesti përgjigjet: "Momentalisht jeta është bërë mjaftë dinamike dhe e vështirë, secili prej nesh është i prirur pas punës dhe ekzistencës, mirëpo njeriu prapseprap gjen kohë dhe me një vullnet të mirë mund të bëje vepra të mira, aktivitetet sportive, kulturore, aktet humane etj na bëjnë që perendimi të na sheh me sy të mirë, prandaj dhuroni gjak dhe shpëtoni jetë sepse ndoshta pikërisht gjaku i juaj bëhet shkak që një njeri apo një i sëmurë të vazhdoje jetën".
Në emër të redaksisë së Gazetës online dhe Agjencis se lajmeve YllPress.com përgëzojmë z.Ali Veliun për guximin, vullnetin e tij duke apeluar që shembullin e këtij humanisti ta ndjekin edhe të tjerët.