E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me tenderin për shkenca shoqërore, laboratori do të fitojnë Fakulteti Filozofik, Filologjik, Juridik, Ekonomik dhe Fakulteti Matematikoro-nytror nga Shkupi, Fakulteti për siguri, Fakulteti Filologjik nga tetova, Fakulteti Juridik nga Koçani dhe institutet për gjuhë maqedonase dhe për hulumtime sociologjiko-politike dhe juridike.
Tender pėr pajisje tė laboratorive tė institucioneve tė arsimit tė lartė








- Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli tenderin e katërt dhe të pestë për pajisje të 12 laboratorëve nga sfera e shkencave humane dhe për 11 nga shkencat shoqërore, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milionë euro. Ato duhet të dërgohen në vitin 2011, ndërsa dekanët janë të obliguar që ato t'i vendosin në funksion 15 ditë pas pranimit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov në konferencën për shtyp njoftoi se me tenderin për shkenca humane do të furnizohen laboratoritë fakulteteve për Arte figurative dhe dramatike në Shkup dhe në Tetovë, për Fakultetin Teknik në Manastir, Fakultetin Matematikoro-natyror në Shkup dhe për Institutin për etnologji dhe antopologji.

Me tenderin për shkenca shoqërore, laboratori do të fitojnë Fakulteti Filozofik, Filologjik, Juridik, Ekonomik dhe Fakulteti Matematikoro-nytror nga Shkupi, Fakulteti për siguri, Fakulteti Filologjik nga tetova, Fakulteti Juridik nga Koçani dhe institutet për gjuhë maqedonase dhe për hulumtime sociologjiko-politike dhe juridike.

Shumica e laboratorive për herë të parë janë të pranishme në Maqeoni, ndërsa disa edhe në rajonin më të gjlrë. Do të furnizohet laboratori për simulim të gjykimeve, për hulumtime kriminele dhe ekspertiza, laboratori gjuhësore multimediale, për hulumtime ekonomike, pedagogjike, për antropologji antropologjike, për etnologji terrenike, për xhirim, montim dhe përpunim të filmit, për mësim të gjuhëve të huaja, për përpunim të skulpturave...

"Të gjitha këto laboratori seriozisht do të kontribuojnë, si për studentët dhe për kuadrin, por edhe për të gjitha nevojat tjera të institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë. Si edhe tre tenderët paraprak, edhe ky tender do të realizohet me ankand elektronik dhe me kritere me çmim njëqind përqind, sepse bëhet fjalë për furnizime të mëdha", tha Todorov.

Në kuadër të projektit "Shkencë 2010" për pajisjen e laboratorive të institucioneve publike të arsimit të lartë në Maqedoni, MASH-i shpalli edhe tendere për furnizim dhe pajisje të laboratorive nga sfera e shkencave tekniko-teknologjike, mjekësore dhe bioteknike. Todorov tha se për ata deri tani ka interes të madh duke pasur parasysh se numri i aplikimeve të tërhequra elektronike - 80 për tenderin për laboratori tekniko-teknologjike, 43 për aplikime bioteknike dhe 67 për tenderin për pajisje nga sfera e shkencave mjekësore.

Me pesë tenderët janë mbuluar të gjitha sferat, por do të shpallen edhe dy tenderë plotësues - për shkenca tekniko-teknologjike dhe për shkenca matematikoro-natyrore.

Publikuar: 03.10.2010 | 17:15
Lexuar: 629 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime