E enjte, 25.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertët pohojnë se femrat të cilat janë të dashuruara e kanë më të pazhvilluar ndjenjën e nuhatjes kur janë në pyetje meshkujt. Ato mund ta nuhasin të dashurin e tyre, ndërsa nuk mund ta dallojnë aromën e miqve të tyre me një të huaji. Në një studim janë përfshirë njëzet femra të cilat është dashur të nuhasin tri bluza.
Femrat e dashuruara

Me njërën bluzë për shtatë ditë resht kishte fjetur i dashuri, me tjetrën shoku ose shoqja, ndërsa bluza e tretë i ka takuar një të panjohuri. Është interesant fakti që të gjitha femrat kanë arritur ta dallojnë aromën e partnerit të tyre. Femrat të cilat kishin qenë vërtet të dashuruara kanë dalluar buzën e të dashurit të tyre, mirëpo e kanë pasur të vështirë të bëjnë dallimin ndërmjet bluzës së shokut/shoqes së tyre dhe asaj që i takonte të panjohurit.

Ndërsa femrat të cilat nuk kishin qenë vërtet të dashuruara kanë qenë më precize në dallimin e aromës së shoqes së tyre, duke njohur edhe bluzën e personit të panjohur. Ekspertët pohojnë se dashuria ndikon në dallimin e aromave. Ata shtojnë se femrat e dashuruara iu kushtojnë më pak vëmendje njerëzve të tjerë në raport me të dashurin, prandaj nuk kanë arritur ta dallojnë se cila bluzë i takon shokut/shoqes dhe cila personit të panjohur.

Publikuar: 03.10.2010 | 09:49
Lexuar: 2115 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime