Në të njëjtën kohë, kujton Corti, është thelbësore të kryesh analiza parandaluese edhe në mungesë të shqetësimeve alarmante, tu nënshtrohesh analizave periodike sipas moshës, si për shembull gjaku në feçe për të parë tumoret e zorrës së trashë, pap-testet për kancerin në qafën e mitrës, mamografinë për gjirin.
Por këto shenja nuk duhet tu ngjallin frikë, sepse mundësia për të qenë përballë një sëmundjeje onkologjike mbetet e reduktuar. Kjo, sepse më parë duhet folur me mjekun për të arritur te një diagnozë e qartë për ta përballuar sa më mirë sëmundjen nëse ajo ekziston, ka komentuar Fiorenzo Corti, përgjegjës i komunikimit në Federatën Italiane të Mjekëve të Familjes. Në të njëjtën kohë, kujton Corti, është thelbësore të kryesh analiza parandaluese edhe në mungesë të shqetësimeve alarmante, tu nënshtrohesh analizave periodike sipas moshës, si për shembull gjaku në feçe për të parë tumoret e zorrës së trashë, pap-testet për kancerin në qafën e mitrës, mamografinë për gjirin.
Është e rëndësishme të shkosh shpesh te mjeku i familjes: Ata janë një pjesë e rëndësishme për shëndetin e pacientëve, në veçanti për parandalimin. Në Francë janë 60 mijë mjekë familje që zakonisht presin rreth 40 persona në ditë, pjesa më e madhe të moshuar. Ne na takon tu kushtojmë vëmendje maksimale simptomave dhe faktorëve të rrezikut, duke përshkruar analizat e nevojshme, tregojnë kërkuesit. Pacientëve u takon të ndjekin rregullat e parandalimit, si ngrënia e shëndetshme, lëvizjet, mospirja e duhanit apo alkoolit. Po ashtu duhet të vëzhgojnë trupin sa herë që mund të vënë re ndryshime të pazakonta. Në këtë aspekt gratë janë më të ndjeshme dhe më të kujdesshme, ndërsa mosha më e rrezikuar, që rrallë i drejtohet mjekut për shqetësimet që ka, është ajo e adoleshentëve.