Kriza financiare dhe recesioni global mund të aktivizojnë valë krizash ekonomike gjatë vitit të ardhshëm", theksohet në raportin e shërbimeve kundërzbuluese amerikane, në të cilin vlerësohet shkalla e rrezikut për sigurinë e SHBA-ve.
Kriza ekonomike botërore është kriza kryesore e drejtpërdrejtë për sigurinë meqë shkakton destabilitet në një të katërtën e shteteteve të botës, theksohet në raportin e shërbimeve kundërzbuluese të SHBA-ve.
"Kriza financiare dhe recesioni global mund të aktivizojnë valë krizash ekonomike gjatë vitit të ardhshëm", theksohet në raportin e shërbimeve kundërzbuluese amerikane, në të cilin vlerësohet shkalla e rrezikut për sigurinë e SHBA-ve.
Sipas raportit, udhëheqësia e rrjetit terrorist Al-Kaeda është dobësuar vitin e kaluar, ndërsa situata e sigurisë në Afganistan u përkeqësua për shkak të cilës autoritetet pakistaneze do të duhej të vendosin kontroll mbi rajonet kufitare.
Dokumenti thekson se me siguri do të ndodhë valë e "protekcionizmit destruktiv" në shtetet të cilat do të shohin se nuk mund të gjejnë rrugëdalje nga kriza.