E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe për janarin e llogaritur mbi bazën e çmimeve me pakicë arrin 12.824 denarë dhe në raport me muajin e kaluar është më e lartë për dy për qind.
Rriten shpenzimet e jetėsės, rrogat mbeten tė njejta















Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe për janarin e llogaritur mbi bazën e çmimeve me pakicë arrin 12.824 denarë dhe në raport me muajin e kaluar është më e lartë për dy për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve me pakicë për janarin e vitit 2009, në karahasim me dhjetorin e vitit 2008 është më i ulët për 0,9 për qind, ndërsa indeksi i shpenzimeve të jetesës është më i ulët për 0,6 për qind.

Ulja është rezultat i vlerave më të ulëta të ngrohjes qëndrore për 30,1 për qind, derivatet e naftës për 11,7 për qind, madje mjetet për arsim për 5,1 për qind, këpucët për 3,7 për qind dhe shërbimet e tjera të papërmenduara në vend tjetër për 0,5 për qind. Ulje të vlerave ka te perimet për 2,3 për qind, qumështi dhe kosi për 0,8 për qind dhe brumërat për 0,4 për qind.

Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës ka te frutat për 3,9 për qind, mishi për 2,2 për qind, vezët për 1,8 për qind, peshku për 1,5 për qind, perimet e përpunuara për 1,4 për qind, përpunimi i mishit për 0,8 për qind, prodhimet e qumështit për 0,4 për qind, prodhimet e tjera ushqimore për 0,6 për qind, pije joalkoolike për 1,2 për qind dhe pijet alkoolike për një për qind.

Rritje të indeksit për sistemim për katër për qind, aranzhime turistike për 2,7 për qind, mjete për higjienë për 0,6 për qind dhe tekstil për 0,5 për qind.

Indeksi i çmimeve me pakicë në janar të vitit 2009 në krahasim me janarin e vitit 2008, vëren rritje prej 0,7 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës shënojnë rritje prej 1,7 për qind.


Publikuar: 13.02.2009 | 12:15
Lexuar: 830 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime