Vendimtar ishte goli të cilin e shënoi Ersen Sali në minutën e 75 të lojës, gol i cili edhe më tepër e ngriti atmosferën që vazhdoi deri në fund të lojës, ndërsa adhuruesit më të faltë kanë festuar edhe nëpër rrugët e qytetit të Tetovës.
Liga e parë java e 9-të
Shaban Sinani
Në gjashtë ndeshje të xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor në ligën e parë që u zhvilluan gjatë pasdites të së shtunës skuadrat vendase arritën të shënojnë fitore në katë përballje, një takim përfundoi pa fitues, ndërsa befasinë më të madhe në cilësinë e mysafirit e bëri Sileksi duke shënuar fitore kundër Metalurgut në Autokomand.
Nga e diela, klubi i futbollit Shkëndija është lider në renditjen tabelore në ligën e parë republikane të futbollit. Këtë epitet skuadra tetovare e meriton në saje të lojës që ka treguar gjatë këtyre 9 xhirove në sezonin vjeshtor, pasi kanë shënuar 5 fitore dy barazime dhe dy disfata dhe me 17 pikë të tubuara janë të parët, por kuqezit tetovar pa konkurrencë janë edhe skuadra më e përkrahur nga tifozët.
Në ndeshjen e fundit ku atmosfera vërtet ishte i nivelit të lartë të pranishëm ishin mbi 7 mijë tifoz të cilët me dinjitetin më të madh përkrahën ekipin e tyre të zemrës.
Tifozët Ballistët gjatë 90 minutave mbajtën transparentin Ballistët me Ty Ramush që u përkrahë nga të gjithë të pranishmit.
Vendimtar ishte goli të cilin e shënoi Ersen Sali në minutën e 75 të lojës, gol i cili edhe më tepër e ngriti atmosferën që vazhdoi deri në fund të lojës, ndërsa adhuruesit më të faltë kanë festuar edhe nëpër rrugët e qytetit të Tetovës.
Derbi i javës së nëntë në elitën e futbollit vendor ndërmjet Rabotniçkit dhe Renovës u mbyll me barazimin 1:1. Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin vendasit edhe atë me anë të sulmuesit të tyre, Borçe Manevski që në minutën e 9-të.
Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 45-të, të pjesës së parë kur Ylber Aliu shënoi golin e barazimit. Befasinë e javës e bëri Sileksi ekip e cila në cilësinë e mysafirit me rezultati 2:1 mundi Metalurgun. Bregallnica në Shtip në çastet e fundit mundi liderin në renditjen tabelore Horizont Turnovën me rezultatin 1:0, Ndërsa Napredoku në tersi demoloi Pelisterin 3-1
Në Tetovë në ballafaqimin ndërmjet Teteksit dhe vardarit për pakë do të ndodhte befasi ashtu si ndodhi para pakë ditëve po në të njëjtin teren kur Vardari mundi Renovën në ndeshjen kthyese të kupës. mysafirët udhëhoqën deri në minutën e 75 por për 10 minuta vendasit shënuan tre gola dhe pikët mbetën në Tetovë.
Ajo që është e rëndësishme të potencohet se Komitët e Vardarit me sjellje vandale kanë demoluar ish zyrën e shoqatës së tifozëve ballistët që gjendet te stadiumi i Tetovës, ndërsa ka pasur gjuajte me gur edhe nëpër shtëpitë që janë afër stadiumit , pra tentativat e fundit për të njollosur sportin tetovar për sukseset e fundit po merë përmasa shqetësuese.
Shtrohet pyetja se kujt i pengojnë rezultatet volitshme të klubeve tetovarë të futbollit të këtij qyteti dhe pse nuk merren masa më drastike kundër këtyre grupeve të tifozëve të cilëve shqiptarët disa herë janë kanë parë sherrin.
Pas këtyre ndeshjeve të sotme lider në renditjen tabelore është Shkëndija me 17 pikë para ekipitve Renova me 16 pikë aq sa kanë Metalurgu dhe Horizont Turnova
Rezultatet: Napredoku Pelisteri 3-1, Teteksi Vardari 3-2, Bregallnica Horizont T 1-0, Rabotniçki Renova 1-1, Metalurgu Sileksi 1-2, Shkëndija Skopje 1-1.