Edhe pse Obama me planin e tij për shpëtimin e ekonomisë amerikane, planifikon të formojë 3,5 milionë vende të reja të punës, ekonomistët parashikojnë se deri në fund të vitit shkalla e papunësisë në SHBA do ta tejkalojë tetë për qind.
Pakoja për stimulimin e ekonomisë amerikane e presidentit Barak Obama nuk do të jetë e mjaftueshme ta pengojë rënien më të madhe të ekonomisë në SHBA nga viti 1946, vlerësojnë analistët dhe ekonomistët në sondazhin e rregullt mujor të cilën e realizon agjencia Blumberg.
Sipas vlerësimit të tyre, ekonomia më e madhe botërore këtë vit do të ketë rritje negative prej dy për qind, respektivisht gjysmë për qind më pakë nga vlerësimet e sondazhit të mëparshëm.
Edhe pse Obama me planin e tij për shpëtimin e ekonomisë amerikane, planifikon të formojë 3,5 milionë vende të reja të punës, ekonomistët parashikojnë se deri në fund të vitit shkalla e papunësisë në SHBA do ta tejkalojë tetë për qind.
Parashikimet e këtilla, vlerëson Blumberg, e potencojnë urgjencën me të cilën duhet të qaset ndaj shpëtimit të sektorit financiar, që të lirohet tregu kreditor dhe të nxitet biznesi, dhe pas saj të nxitet konsumimi.
Pjesëmarrësit në sondazh presin se Drejtoria amerikane për rezerva federale, për shkak të vazhdimit të krizës ekonomike, do të detyrohet që dy vitet e ardhshme ta mbajë shkallën kamatore bazë nën një për qind.
"Pa pakon stimuluese, mendoj se do të ishim negativ në të gjitha katër tremujorshet në vitin 2009", vlerësoi analisti Najxhel Golt.
Analistët vlerësojnë se shkalla e rritjes së bruto prodhimit vendas në SHBA në nivel vjetor në kuartalin e parë të këtij viti do të jetë minus pesë për qind, ndërsa në të dytin - minus 1,7 për qind.
Nëse realizohet ky parashikim kjo do të thotë se ekonomia amerikane në katër tremujorët e ardhshëm, në mënyrë të kontinuar do të ketë shkallë negative të rritjes, që sipas parashikimeve të Blumberg, është rezultati më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur filloi shënimi sistematik i këtyre rezultateve.
Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje prej 1,9 për qind, ndërsa për vitin 2011 - prej 2,9 për qind, theksohet në raportin e Blumberg.
Pjesëmarrësit e sondazhit vlerësojnë se mundësitë për daljen e ekonomisë amerikane nga recesioni gjatë 12 muajve të ardhshëm nuk janë më të mëdha se 53 për qind.