E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tashmë ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u shpreh se me kryeministrin Hashim Thaçi ka pasur një bashkëpunim të përgjegjshëm në interes të vendit dhe të popullit.
Sejdiu dyshues nė vendimin e Kushtetueses



Kryetari i Lidhjes Demokratike e ish-presidenti i Kosovës, Dr. Fatmr Sejdiu, në një bisedë ekskluzive për TV Top Channel, shfaqi mbrëmë dyshime në korrektësinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi shkelje serioze të Kushtetutës mbajtjen nga ana e tij të dy posteve – të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit (të ngrirë) të Lidhjes Demokratike. “Por, unë e respektoj vendimin e saj, pavarësisht nga kjo”, u shpreh ai.

Sejdiu bëri një paralele midis mbajtjes së dy posteve prej tij dhe tash nga Jakup Krasniqi. “U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi është edhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, pra një post i lartë partiak”, tha ai duke sugjeruar se edhe ai po shkel kështu Kushtetutën dhe askush nuk po bën zhurmë.

Tashmë ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u shpreh se me kryeministrin Hashim Thaçi ka pasur një bashkëpunim të përgjegjshëm në interes të vendit dhe të popullit.

Për zgjedhjet, ai tha se ato duhet të përgatiten mirë, dhe kjo kërkon kohë disa muaj.

Publikuar: 04.10.2010 | 12:15
Lexuar: 274 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime