E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Doc.Dr Kadrije Tyrkan, këtë vit akademik do të mbuloj një fond orësh të gjuhës turke në degën e Orientalistikës të Fakultetit Filozofik. Përndryshe profesoresha nga Universiteti i Memet Akif Ersoy i Republikës së Turqisë ligjëron edhe në katedrën e turkologjisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.
Profesoresha Kadrije Tyrkan nga Turqia do tė  ligjėrojė nė degėn e Orientalistikės nė  USHT








Prorektori për arsim i USHT-së prof.dr Ismail Ahmedi zhvilloi sot takim pune me doc.dr Kadrije Tyrkan nga Universiteti i Memet Akif Ersoy i Republikës së Turqisë.

Në takimin e sotëm u bisedua për programin, silabuset e gjuhës turke dhe lëndët të cilat e ushqejnë kulturologjinë filologjike. Prorektori për arsim doc.dr Ismail Ahmedi theksoi nevojën e intensifikimit të ndërsjellë në mes Universiteteve në këmbimin e kuadrit akademik dhe studentëve që do të hapej rruga e bashkëpunimit në lëmin e shkencës dhe kulturës.

Vlen të përmendet se Doc.Dr Kadrije Tyrkan, këtë vit akademik do të mbuloj një fond orësh të gjuhës turke në degën e Orientalistikës të Fakultetit Filozofik. Përndryshe profesoresha nga Universiteti i Memet Akif Ersoy i Republikës së Turqisë ligjëron edhe në katedrën e turkologjisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.
Profesoresha Kadrije Tyrkan nga Turqia do të  ligjërojë në degën e Orientalistikës në  USHT

Në fund prorektori Ismail Ahmedi profesoreshën nga Republika e Turqisë e njoftoi me rrjedhën e procesit mësimor e shkencor, bashkëpunimin e frytshëm të Universitetit tonë me Universitetet nga rajoni dhe ato ndërkombëtare dhe njëkohësisht falënderoi për mbështetjen akademike që ajo ofron për degën e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik.


Publikuar: 04.10.2010 | 14:29
Lexuar: 760 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime