E mërkurë, 22.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Kulturës e ka dërguar çështjen e hotelit Union në Komunën e Prishtinës. Ministria kërkon që të bëhet restaurimi i këtij objekti e jo rrënimi i tij. Sekretari permanent në Ministrinë e Kulturës, Sali Morina tha se tani çështja ka kaluar në Komunë.
Hotel Unioni do tė rindėrtohet





Ish Hoteli “Union” në Prishtinë nuk do të rrënohet, por Komisioni i Eksperteve të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës ka marrë vendim që objekti të restaurohet, raporton RTK.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Ministria për këtë vendim.

Ministria e Kulturës e ka dërguar çështjen e hotelit Union në Komunën e Prishtinës. Ministria kërkon që të bëhet restaurimi i këtij objekti e jo rrënimi i tij. Sekretari permanent në Ministrinë e Kulturës, Sali Morina tha se tani çështja ka kaluar në Komunë.

“Tash janë hapat e mëtutjeshëm se çfarë do të bëjë Kuvendi Komunal i Prishtinës për çështjen e Unionit, jemi bazuar në ligjin dhe rregulloren e trashëgimisë kulturore, d.m.th në aspektin profesional dhe institucional është vlerësuar se Hotel Unioni të restaurohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme, por se si do të veprojë Kuvendi Komunal, mbetet një çështje e vet Kuvendit”, theksoi Morina.

Por, në Komunën e Prishtinës ende nuk ka arritur vendimi i Ministrisë së Kulturës, ku kërkohet restaurimi i Hotel “Unionit”. Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi tha se me të marrë vendimin, kjo çështje do të rishqyrtohet sërish për të dalë me vendim përfundimtar.

“Kërkesa e Komunës ka qenë dhe mbetet që të dilet me një qëndrim profesional nga institutet përkatëse të Ministrisë së Kulturës, rreth ruajtjes apo dëmtimit të vlerave arkitektonike dhe kulturore. Nëse ekspertët vlerësojnë se janë ruajtur vlerat apo nuk janë dëmtuar, atëherë Komuna e Prishtinës do të vendosë konfrom udhëzimeve të këtyre ekspertëve”, thotë Gashi.

Por, Gashi thotë se, sipas një analize të ekspertëve, rreth 80 për qind e vlerave historike të këtij objekti janë dëmtuar.

“Komuna e Prishtinës posedon një dokument nga ekspertë të kësaj fushe që deri në masën 80 për qind janë dëmtuar vlerat historike të këtij objekti gjatë dëmtimit të tij, posa Komuna ta ketë vlerësimin e ekspertëve, do të dalë me vendimin e saj zyrtarë”, tha Gashi.

Hotel “Unioni” është vlerësuar si objekt me rëndësi të madhe arkitekturore dhe kulturore në vend. Objekti hotelier i ndërtuar në vitin 1927 dhe i projektuar nga arkitekti austriak Andrija Kremer, është shpallur monument i mbrojtur kulturor artistik. Ai u shit nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në vlerë prej 3 milionë e 200 mijë eurosh.

Publikuar: 04.10.2010 | 21:42
Lexuar: 1530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime