E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tirana, një qytet që ndryshon brenda pak minutave. Në mëngjes, fundjavave, duket sikur nuk është zgjuar ende, një qytet i veshur me mantelin e qetësisë së përjetshme. Rrugët bosh, pa njerëz, pa makina, pa zhurmë, pa pluhur.
Tirana, qyteti qė ndryshon nė pak minuta




Sokol Paja

Tirana, një qytet që ndryshon brenda pak minutave. Në mëngjes, fundjavave, duket sikur nuk është zgjuar ende, një qytet i veshur me mantelin e qetësisë së përjetshme. Rrugët bosh, pa njerëz, pa makina, pa zhurmë, pa pluhur. Qyteti ende s"i ka hapur sytë. Trafiku i pamëshirshëm dhe rrugëtimi i njerëzve në vërdallosje, sikur ka harruar të dalë. Një panoramë e paqtë parajse, që befas shndërrohet në një larmi gumëzhimash njerëzore dhe gjithçka futet në ciklin e pështjellimit total.

Për pak minuta gjithçka ndryshon, qyteti, njerëzit, jeta. Për pak kohë imagjinata jonë e çon Tiranën në krahasimin e vendeve në perëndim, në fillim qetësi, pastërti, rregull, një jetë e qetë, ndërsa po brenda pak minutash gjithçka prishet në imagjinatë dhe qyteti merr pamjen tjetër. Ndryshimi bëhet aq shpejt, sa nuk je gati ta perceptosh realitetin e ri. Qyteti kthehet në një rrugëtim djajsh. Njerëz që ecin nga të gjitha drejtimet, pa ditur nga janë nisur dhe ku do të shkojnë, makinat u bien burive pa qenë nevoja, emigrantë me makina 20 mijë euro-she që ngrenë zërin e kasetofonëve me këngë të shekujve të kaluar, të rinj që mbushin lokalet pa fund, lypës, kalimtarë të rastit, të thjeshtë apo edhe nga ata që vërdallisen kot.

Jeta e qytetit humbet menjëherë ekuilibrin, ngjeshën turmat, njerëzit dalin në xhiro edhe pse s"kanë punë. "Vritet" qetësia , tashmë metropoli "pushtohet" nga ata që i japin jetë edhe pse shpesh herë në mënyrë ta gabuar. Ndryshimi i madh kapërdin Tiranën. Në krye të revolucionit s"ka revolucionarë, por turma njerëzish që "ia marrin jetën" qytetit dhe e kthejnë në një kaos total, ku as më i zgjuari nuk ia gjen dot fillin. Qetësia publike fshihet me revoltën e fshehur të turmave, që vërdallisen pa kuptim. Jeta e qytetit konceptohet shumë ngushtë, shëtitje në mes të pluhurit, kafene dhe pastaj vjen mbyllja e tmerrshme në shtëpi, duke privuar veten nga jeta e vërtetë.

Qytetarët vrasin kohën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një popull i tërë që s"ka pikësynime dhe vërtiten të gjithë në sheshe apo rrugë kryesore, duke e mbytur metropolin. Një shoqëri e tërë e vetëkeqformatuar, gjithkush mundohet të tregohet i emancipuar apo i zhvilluar pasi jeton në qytet, pi kafen në bllok dhe sillet vërdallë gjithë ditën për t"u "dashuruar" me qytetin, dhe për t"i treguar se jam edhe unë.

Tirana vuan kulturën e fundjavës. E gjitha bota në fundjavë ndryshon ambient, duke preferuar vendet me ajër të pastër, qetësuese dhe relaksuese, ndërsa kultura e kalimit të një fundjave në Shqipëri ngushtohet në maksimumin e mundshëm. Një kafe apo drekë me gjithë farefisin pa shijuar dot një intimitet familjar, një shëtitje në rrugët me pluhur dhe pastaj në shtëpi. Vlerat e dobëta dhe mos integrimi në një shoqëri tjetër e qytetarëve të rinj, shndërrohet në vetë shkatërrim dhe humbje të papritur të identitetit, qetësisë dhe lumturisë së qytetit fatkeq, që për një moment ngjante me perëndimin.

Publikuar: 05.10.2010 | 09:30
Lexuar: 2963 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
alket (05/10/2010 14:00:48) psh,po tirana nuk eshte kaq sic e tregoni tirana eshte me te vertete ne qytet perendimor,eshte i mbushur me jete nje qytet qe po rritet,nje qytet ku njezit punojne dhe kane nje jetese te mire!,po beni nje reportazh edhe per vloren tone.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime