Stokholm, 5 tetor - Mbi 10. 600 viktima civile të luftës në Kosovë 1998 - 1999 tani janë identifikuar me emrat e tyre personal.
Norvegjezi Josef Martinsen ka qenë njëri nga ata që dha ndihmesën e tij në dokumentimin e vrasjeve gjatë luftës dhe është ai që shkroi librin "What happened in Kosovo?" ("Çfarë ndodhi në Kosovë"?).
Në këtë libër, të botuar në anglisht ai përshkruan në detaje vrasjet, duke bërë krahasime me të dhënat e Kryqit të Kuq dhe të dhënave që posedon OKB ja, por edhe me kërkimet e bëra në vend, bën të ditur agjencia suedeze e lajmeve TT.
Por, libri në shqip mbetet i pabotuar pasi ende shqiptarët nuk i kanë dhënë përkrahjen e merituar.