E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është një shans i mirë për Maqedoninë që t'i tregojë Bashkimit Evropian dhe strukturave të Evropës se vendi është shtet demokratik, por kuptohet nëse zgjedhjet tuaja do të jenë të pastra, të ndershme dhe transparente, theksoi Maja Getova, profesoreshë në New Bulgarian University - Bullgari.
UEJL, ligjėratė mbi kulturėn zgjedhore















Ligjërues nga universitete të ndryshme të rajonit dhe Evropës, sot para përfaqësuesve të forumeve rinore të partive politike, ligjëruan mbi kulturën e zgjedhjeve në Ballkan.

Ata përkujtuan përfaqësuesit politikë se këto zgjedhje do të jenë test i vërtetë për demokracinë në Maqedoni dhe për aspiratat e saj eurointegruse.

“Ky është një shans i mirë për Maqedoninë që t'i tregojë Bashkimit Evropian dhe strukturave të Evropës se vendi është shtet demokratik, por kuptohet nëse zgjedhjet tuaja do të jenë të pastra, të ndershme dhe transparente”, theksoi Maja Getova, profesoreshë në New Bulgarian University - Bullgari.

Sipas Arafat Shabanit, ligjëruesit në këtë tribunë, mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, ndikon që të njëjtat mos të jenë demokratike.
“Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në rritjen e sjelljes dhe agresivitetit. Prandaj këtë do e shqyrtojmë në socializim politik ku është konstatuar se njerëzit qëndrimet politike i marrin në rininë e hershme sepse pleqëria apo e viteve të pas njëzeta shumë pak ndikojnë në procesin e ndryshimit të qëndrimeve politike”, tha Shabani.

Tribuna e sotme u realizua në kuadër të Shkollës për demokraci dhe lidership që organizohet nga UEJL në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Fondacionin Ballkanik për Demokraci. Qëllimi i saj është ngritja e kapaciteteve të reja të lidershipit te gjeneratat e reja.
Bashkim Sulejmani,Alsat-M

Publikuar: 13.02.2009 | 15:02
Lexuar: 1281 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime