E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas anketës, e cila është zbatuar nëpër shtëpitë më të mëdha brokere në Kroaci, rreth 40 për qind nga qarkullimi i të gjitha shoqërive të cilat ofrojnë shërbime broker shkojnë në tregtinë e vendit, përderisa 60 për qind nga paratë investuesit i shpenzojnë jashtë vendit.
Kroatėt 60 pėr qind tė parave i investojnė nė bursat botėrore



Moslikuidimi gjithnjë e më i madh në bursën e Zagrebit i nxiti investuesit e vegjël të investojnë në bursat e huaja, duke e inkuadruar edhe atë të Lubjanës dhe Beogradit, tregoi hulumtimi në internet faqen Business.hr.

Sipas anketës, e cila është zbatuar nëpër shtëpitë më të mëdha brokere në Kroaci, rreth 40 për qind nga qarkullimi i të gjitha shoqërive të cilat ofrojnë shërbime broker shkojnë në tregtinë e vendit, përderisa 60 për qind nga paratë investuesit i shpenzojnë jashtë vendit.

Më i interesuar dhe më i kërkuar është tregu amerikan, veçanërisht Nazdak. Përveç shitjes dhe blerjes së aksioneve në bursën njujorkeze, investuesit kërkojnë rrugën e vet edhe deri në Frankfurt, Paris, Londër, po edhe deri në Lubjanë dhe Beograd, thonë brokerët.

Për shkak se bursa e Zagrebit nuk është më aktraktive si para dy viteve, investuesit kanë qenë të detyruar të kërkojnë alternativë, vlerëson Internet faqja, dhe shton se në shtëpitë brokere kanë konfirmuar se investuesit prej përpara e dinë cilat aksione duan t'i blejnë, dhe këshilltarët investues kanë pak punë.

Publikuar: 05.10.2010 | 13:46
Lexuar: 385 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime