Prodhuesi japonez i automobilave "Tojota" ka riparuar pothuajse pesë milionë nga automobilat e tërhequr nga tregu, për shkak të problemeve me pedaljen për gaz apo me frenat.
Prodhuesi japonez i automobilave "Tojota" ka riparuar pothuajse pesë milionë nga automobilat e tërhequr nga tregu, për shkak të problemeve me pedaljen për gaz apo me frenat.
Automobilat e riparuar janë pothuajse gjysma e automobilave të tërhequr nga tregu - 10 milionë automobila. Përveç kësaj, kompania kumtoi se të gjitha modelet e reja janë të pajisura me kuti të zeza dhe me sistem të veçantë për rregullim gjatë ndalimit.
Në disa javët e kaluara kompania përsëri tërhoqi rreth 1,3 milionë automjete nga modeli "Korola" nga tregu i Amerikës Veriore dhe 270.000 nga modeli "Leksus" për shkak të problemeve me motorin dhe një numri të madh të defekteve teknike.