E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria e presidentit brazilian, Luis Inasiu Lula da Silva dhe koalicioni i partive të cilat i dhanë mbështetjen Dilma Rusefit për presidente, fituan shumicën në parlamentin brazilian në zgjedhjet parlamentare.
Shumicėn nė Parlamentin brazilian e fitoi partia nė pushtet dhe aleatėt e saj




Partitë aleate të Partisë së Punës të cilat e kandiduan Rusefin për presidente, fituan 55 vende në Dhomën e lartë të parlamentit nga gjithsejt 81 vende. Deri më tani patën 39 vende.

Më së shumti senatorë janë nga partia Lëvizja demokratike braziliane - 20, pas çka pasojnë nga PP në pushtet me 15 senatorë. Opozita fitoi 26 vende në Senat, dhjetë më pak se sa para zgjedhjeve.

Në Dhomën e Ulët, koalicioni qeveritar gjithashtu pati sukses. Nga 464 deputetë të zgjedhur dje, 286 janë nga partitë të cilat janë aleate të PP-së dhe vetëm 99 nga partitë e opozitës.

Sipas analistëve, nëse Rusef fiton edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 31 tetor, ajo nuk do të ketë kurfarë problemesh me politikën në parlamentin e përbërë nga aleatët e saj. Nëse fiton Sera, ai do të ketë mjaft probleme në parlament, kontrolli mbi të cilin është në duart e deputetëve - aleatë të PP-së.

Në emsin e deputetëve janë edhe ish-futbollisti i njohur brazilian, 44-vjeçari Romario dhe komiku i njohur brazilian - Palaçoja Taririka.

Partitë aleate të PP-së fituan edhe 12 vende guvernatorësh nga 18 për të cilat votohej në zgjedhje.

Publikuar: 05.10.2010 | 14:08
Lexuar: 224 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime