Konferencën e organizon Ministria e Vetadministrimit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për vetëqeverisje lokale dhe politika rajonale.
- Nxitja e bashkëpunimit ndërkomunal përmes realizimit të proekteve të përbashkëta dhe shfrytëzimi efikas i mjeteve buxhetore për zhvillim rajonal, janë vetëm disa nga qëllimet e konferencës "Këmbimi i përvojave nga sfera e zhvillimit rajonal dhe politika kohezive të BE-së", që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup.
Konferencën e organizon Ministria e Vetadministrimit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për vetëqeverisje lokale dhe politika rajonale.
"Idea është, para se gjithash, të aktualizohet zhvillimi rajonal, të zhvillohet diskusion për këtë çështje, të shfrytëzohen përvojat sllovene dhe të tregohet se me bashkëpunim të përbashkët njësitë e vetëqeverisjes lokale mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve kyçe, siç është mungesa e kapacitetit të mjaftueshëm për punësim, veçanërisht i shprehur në komunat më të vogla", thonë përfaqësues të Ministrisë.
Konferencën do ta hapin ministri resor Musa Xhaferi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe Politikës Rajonale të Sllovenisë, Henrih Gjerkesh, euroambasadori Ervan Fuere, kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, si dhe kryetar i Grupacionit ERA Gvido Omlladiç.
Praninë e tyre e kanë paralajmëruar disa kompani sllovene nga sfera e ekologjisë, energjetikës, infrastrukturës dhe ekonomisë, me të cilët, varësisht nga interesi, komunat do të mund të lidhin kontakte të drejtpërdrejta dhe bashkëpunim konkret.
Sipas Ligjit, Maqedonia për zhvillimin rajonal në vit ndan një për qind nga bruto prodhimi i vendit, që është 70 milionë euro. Në vend ka tetë rajone të planeve.