E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit Nikolla Todorov tha se nuk e di që anëtari shqiptar i komisonit është larguar kurse përsa i përket librit të Gjeografisë tha se bëhet fjalë vetëm për një fjali, e cila është problematike dhe në bazë të saj do të merret vendimi.
Pėrēarje nė Komisionin pėr rishikimin e Gjeografisė





Vazhdojnë skandalet lidhur me librin skandaloz të Gjeografisë. Tërhiqet anëtari i vetëm shqiptarë i Komisionit për rishikimin e këtij libri. Vendimi i tillë i profesorit Fauzi Skenderi ka ardhur pasi 4 antarët tjerë të Komisionit kishin vendosur që të mos tërhiqet plotësisht libri por të përmirësohen vetëm disa rrjeshta të tij.

Madje t’u sugjerohet drejtorëve të shkollave ku përdoret libri që t’i anashkalojnë pjesët kontestuese të tij.

“Qëndrimi i atyre ishte që të sugjerohet Ministrit të Arsimit, dhe ministri i Arsimit t'u sugjerojë drejtorëve të shkollave, ku përdoret ky tekst shkollave të mesme në rastin konkret për gjimnazet që tekstet të kenë kujdes në rrjeshtat ku fyen shqiptarët mos të përdoren të anashkalohen, por meqenëse kjo ishte shumë e ulët nuk e pranova dhe u largova nga ky komision dhe mund të këthehem vetëm nësë pranojnë që teksti të tërhiqet plotësisht”, thotë Fauzi Skenderi, anëtar i komisionit për rishikimin e ‘Gjeografisë’.

Sipas profesorit Fauzi Skenderi libri duhet të tërhiqet plotësisht nga përdorimi që gabimet të tilla mos të bëhen edhe në të ardhmen.
“Kur të merren parasysh këto fyerje të rënda që janë bërë në baza kombëtare shqiptarëve në këtë teskt, duhet të tërhiqet më qëllim që të jetë një vërejtje që kur të shkruhet një tekst si ky i gjeografisë së vitit të dytë apo të tjeta si Shoqëria apo disa të tjera që ishin problematic të merren parasysh faktet shkencore” , Fauzi Skenderi, anëtar i komisionit për rishikimin e ‘Gjeografisë

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit Nikolla Todorov tha se nuk e di që anëtari shqiptar i komisonit është larguar kurse përsa i përket librit të Gjeografisë tha se bëhet fjalë vetëm për një fjali, e cila është problematike dhe në bazë të saj do të merret vendimi.

“Jo nuk e di se është tërhequr, unë e di që ai në mënyrë aktive merrte pjesë në diskutimin dhe në vendimarrjen për librine gjeografisë. Raporti mendoj se ka përfundur dhe këtë javë do të kem takim me të gjithë që kanë marrë pjesë në revizion duke përfshirë edhe atë që është shqiptar. Bëhet fjalë vetëm për një fjali në librin e gjeografisë dhe në atë drejtim do të merret edhe vendimi”, thotë Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.

Ministria e Arsimi kohë më parë mori vendim për rishikimin e të gjitha librave të shkollave fillore dhe të mesme, pas zbulimit të një numri të madh të fakteve të pavërteta në to. Në librin e Gjeografisë për vitiet e dyta të shkollave të mesme thuhej se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë.

Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhej se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke, çerkeze apo edhe rome.
Semra Jakupi

Publikuar: 05.10.2010 | 18:04
Lexuar: 567 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime