Kjo vetvetiu të detyron të mendosh se edhe zonat e influencës brenda qeverisë po funksionojnë mbi bazë të përkatësisë etnike, por se nuk do të jetë kështu premtoi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi kur tha se ndërtimi i sheshit Skenderbeu do të finansohet nga buxheti i Qeverise në vitin 2011.
Blerim HYSENI
Jemi dëshmitarë të debateve të shumta, shpesh edhe të ashpra, pas publikimit të planit ideor për sheshin Skënderbeu nga ana e zëvendëskryeministrit Abdylaqim Ademi dhe kryetarit të Komunës së Cairit Izet Mexhiti. Si rëndom, edhe kesaj rradhe politizimi ose thënë ndryshe veshja e ketij projekti ideor me petkun e marrëdhënieve ndëretnike nuk mungoi. Për këtë projekt u tha se është tendencë e ndarjes së kryeqytetit të Shkupit, u tha se njëherësh po ndërtohen dy sheshe, njëri në të djathtë e tjetri në të majtë të lumit Vardar etj. etj. Këta që mendojnë kështu, a thua vallë nuk kanë shëtitur asnjëherë nëpër kryeqytet dhe të shohin se Shkupi ka një shesh që tanimë është mbushur me buste e statuja dhe ky shesh që është mbushur sëfundmi daton ndoshta që kur ekziston vetë qyteti.
A thua këta të mjerë të cilët vazhdojnë të mendojnë kështu asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë dalur në komunën e Cairit për të parë se si është infrastruktura e kësaj komune, e cila që nga decentralizimi udhehiqet nga kryetar shqiptar. A thua nuk e kanë verejtur, se vetëm pas decentralizimit në këtë pjesë kanë filluar gjërat të lëvizin në planin infrastrukturor . Dhe, derisa në sheshin e busteve është investuar më shumë se gjysëm shekulli, pse askujt nuk i shkoi ndërmend të ndërmarrë një iniciativë, qoftë vetëm një sa për të ngritur zërin, se edhe pjesa këndej Vardarit është e Maqedonisë dhe se edhe aty jetojnë qytetarë të po këtij shteti dhe natyrisht se edhe aty duhet të investohet. Por, askuj nuk i shkoi ndërmend të ngrej zërin për ngulfatjen e Teatrit Shqiptar(nga tregu) që në gjithcka mund të ngjasojë, por jo edhe në nje institucion të kultures. Pse askush nuk pyeti se edhe në shekullin e 21 në një pjesë të kryeqytetit, të shtetit që mëton të jetë anëtare e familjes së shteteve Evropiane ka lagje të pa urbanizuara. Madje edhe sot e kësaj dite ka lagje me infarstrukture më të keqe se të një fshati të banuar me maqedonas.
Por këto nuk vërehen as sot dhe nuk janë verejtur as në të kaluarën kur ndërtohej sheshi Maqedonia dikur Marshall Tito nuk behej ndarja e Maqedonisë, por nëse ndërtohet sheshi Skenderbeu po na ndahej shteti!!!
Maqedonia nuk ndahet duke ndërtuar sheshe, por ndahet duke rrënuar ashtu sic u rrënuan fashtra të tërë në vitin 2001, atëherë ndarja mund të bëhej meqë projekti i atyre që ishin kundër investimeve në lagjet e qytetet ku banojnë shqiptarët ishte i gatshëm, por kjo nuk u bë edhe atë për shkak të shqiptareve pra, te atyre që jetonin pa urbanizim dhe pa infrastrukturë. Dhe, pse mos te themi, se nuk u nda pse ne nuk deshtem ta ndajmë, e jo pse elita politike maqedonase ishte e fortë dhe me strategji për vizionin e ketij shteti.
Kjo duhet të jetë arsye bazë dhe themelore e politikanëve maqedonas qoftë në pushtet apo ne opozite. Ata duhet te jenë të parët që do të përshëndesin cdo iniciativë, apo plan ideor që ka të bëj me ndërtimet edhe në komunat ku jetojnë dhe banojnë shqiptarët. Ndërtimet nuk duhet të marrin ngjyrime politike, por te ne edhe buka është ngjyrosur me përkatësi politike e etnike, në këtë mes më së paku faj kanë shqiptarët të cilët në vecanti në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkupin e lashtë të Dardanise kanë patu ndjenjën e qytetarit ne vend te huaj.
Deri në vitin 2005 dmth. me ligjin për decentralizim, shqiptarët kanë qenë vëzhgues të ndërtimeve në pjesët e banuara me maqedonas. Prandaj lirisht mund te konstatojme se sikur edhe gjatë 30 viteve të ardhshme do të ndërtohet në pjesët ku banojnë shqiptarët, sërish do të mbeten larg standardit dhe planeve urbanistike ku banojnë maqedonasit.
Pra, sigurisht se tani me eshte koha të levizin gjërat ne rruge te mbare edhe në ketë pjesë. Megjithatë,shqëtesues është fakti se për planin ideor nëse nuk gabohem u ndanë 10 milion denarë nga Ministria e Pushtetit Lokal, e jo nga ajo e kultures, kur dihet se per sheshin e shkupit tregoi interes te jashtzakonshem !!!
Kjo vetvetiu të detyron të mendosh se edhe zonat e influencës brenda qeverisë po funksionojnë mbi bazë të përkatësisë etnike, por se nuk do të jetë kështu premtoi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi kur tha se ndërtimi i sheshit Skenderbeu do të finansohet nga buxheti i Qeverise në vitin 2011.
Në dy dekadat e kaluara shumë herë shqiptarët dhanë dëshmi se janë qytetarë lojal të këtij shteti dhe aktualisht po dëshmojnë qartë orientimin e tyre për intëgrimin e Maqedonisë ne strukturat euroatlantike, madje duke sakrifikuar pjesë nga përditshmeria e tyre, por kjo nuk do te thotë se pafundësisht shqiptarët janë që ky shtet të mbetet ashtu sic dëshirojnë maqedonasit duke lënë hisen që iu takon të tjerëve.