E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Problemi me nxënësit në Shkollën e Mesme "Niko Nestor" në Strugë, sipas zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi, është kryekëput i natyrës politike. Ademi kërkon që politika të mbetet jashtë problemit ndërsa premton se Qeveria do të mbështetë çdo vendim, të cilin do ta miratojnë në bashkëpunim drejtoria e shkollës më këshillin e prindërve.
Ademi: Problemi i shkollės nė Strugė ėshtė politik

















Problemi me nxënësit në Shkollën e Mesme "Niko Nestor" në Strugë, sipas zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi, është kryekëput i natyrës politike.

Pa treguar se kush qëndron pas mosmarrëveshjeve në Strugë, ai thotë se ndarja e nxënësve në turne etnike, nuk është gjë tjetër përpos se manipulim më fëmijët për të fituar pikë politike tani në prag të zgjedhjeve.

Ai me këtë rast apelon që politika të mbetet jashtë problemit ndërsa premton se Qeveria do të mbështetë çdo vendim, të cilin do ta miratojnë në bashkëpunim drejtoria e shkollës më këshillin e prindërve.

"Gjithmonë këto probleme në shesh dalin në periudha parazgjedhore. Pa dashur të akuzoj askënd mendoj që situata është e polarizuar mes nxënësve, ndoshta pak edhe e ekzagjeruar por është situatë e cila kërkon zgjidhje e cila nuk guxon të merr përmasa të tjera. Ajo që është me rëndësi unë mendoj që partitë politike duhet të jenë larg zgjedhjes të këtij problemi. Problemi duhet t'u lihet prindërve, profesorëve dhe udhëheqësisë së dy shkollave për ta zgjidhur dhe sigurisht që çdo vendim që do të marrin ata ne do ta përkrahim", deklaroi zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.
Ai thotë se problem tjetër në Strugë është edhe mungesa e objekteve të mjaftueshme për mësim.

"Jemi të vetëdijshëm se problemet atje janë më tepër të hapësirave të ngushta në të cilat mësojnë të dy shkollat e mesme në Strugë. Dhe duke pasur parasysh këtë fakt ne si Qeveri jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe me ndërtimin e një objekti të ri i cili edhe ndoshta do të zgjidh problemin hapësinor për një periudhë afatgjate", shtoi zëvendëskryeministrit Ademi.

Ditë pare më përfaqësuesit qeveritar me në krye zëvendëskryeministrat Ademi dhe Stavrevski të shoqëruar nga ministrat e Brendshëm dhe të Arsimit Jankullovska dhe Stojanovski, tentuan t'i bindin autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje kompromisi, por pa sukses. Ndërkohë nuk dihet as dita se kur do të mbahet takimi i radhës për të tejkaluar mosmarrëveshjet politike në këtë shkollë.

Tensionet në Shkollën e Mesme "Niko Nestor" janë ngritur pas vendimit të drejtorisë së shkollës dhe ministrit të Arsimit Pero Stojanovski për të aplikuar turnet etnike në këtë shkollë, pra që nxënësit shqiptarë dhe maqedonas të mësojnë në turne të ndryshme. Ky vendim është mirëpritur nga nxënësit maqedonas, por është kundërshtuar nga opinioni më i gjerë. Në "Niko Nestor" edhe sot u bojkotua mësimi nga nxënësit maqedonas.
Nevzat Mamuti,Alsat-M

Publikuar: 13.02.2009 | 16:04
Lexuar: 928 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
meri (24/09/2009 18:04:52) jeni katastrof bre uen po kerkoj pyetje per intervist me drejtorat e shkollave te mesme ne gjakove

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime