Ines ishte nervozuar nga mediet të cilat pohuan se ajo i kishte tërhequr lojtarët me veshje provokative. Për këtë në Twitter-in e saj e publikoi fotografinë e cila dëshmoi se ajo ishte veshur si duhet për intervistë.
Gazetarja e bukur meksikane, Ines Sainz, kohë më parë ishte ballafaquar me një situatë të palakmueshme kur ishte në stërvitjen e ekipit, New York Jets. 32-vjeçarja e cila priste ta merrte në intervistë Mark Sanchez-in, lojtarët e kishin gjuajtur me top, dhe e kishin ftuar që të shkojë në zhveshtore.
Tërë kjo situatë e kishte intriguar Playboy-n, i cili i ofroi një shumë të majme parash që të zhvishte për ta. Gazetarja këtë ofertë
e refuzoi duke sqaruar se diçka e këtillë nuk përputhet me parimet e jetës së saj. Situata e zhvilluar në stërvitje i kishte hidhëruar udhëheqësit e Jets, dhe zëdhënësi i tyre deklaroi se klubi do të zhvillojë hetim për ti gjetur fajtorët.