Sipas revistës People, prindërit dhe mësuesit në shkollë janë detyruar të nënshkruajnë një dokument që i ndalon ata të flasin para shtypit për fëmijët e të famshmëve.
Fëmijët e dyshes së famshme Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë filluar të ndjekin shkollën në kryeqytetin hungarez Budapest.
Katërvjeçarja Shiloh, gjashtëvjeçari Pax dhe nëntëvjeçari Maddox po qëndrojnë në Hungari derisa Jolie është duke punuar në filmin me temë luftën e Bosnjës.
Sipas revistës People, prindërit dhe mësuesit në shkollë janë detyruar të nënshkruajnë një dokument që i ndalon ata të flasin para shtypit për fëmijët e të famshmëve.
Thyerja e marrëveshjes do t´i pezullojë nga shkolla fëmijët dhe mbase mund t´i përjashtojë krejtësisht nga institucioni.