Sindikata e arsimtarëve të kësaj shkolle, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që sa më parë të zgjidhet ky problem, përndryshe do të shkurtojnë orarin e mësimit dhe do futen në grevë.
Arsimtarët e shkollës fillore Pashko Vasa të fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës nga njëmbëdhjet tetori kanë paralajmëruar grevë, për shkak të mospagesës së harxhimeve të rrugës nga komuna e të cilës i takojnë.
Sindikata e arsimtarëve të kësaj shkolle, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që sa më parë të zgjidhet ky problem, përndryshe do të shkurtojnë orarin e mësimit dhe do futen në grevë.
Vendimi përfundimtarë do jetë pas datës njëmbëdhjetë atëherë do thiret një mledhje me tërë anëtarësinë, dhe në atë mbledhje do vazhdojmë rrugën që e filluam deri në fund. Mendojmë se nëse nuk ka zgjidhje do jemi në grevë. Do bojkotohet mësimi apo dicka tjetër do shohim si do jetë., thotë Muzafer Aliu, Kryetar i sindikatës së arsimtarëve, Grupçin.
Drejtori i shkollës ankohet se kjo vjen si pasojë e mosnjoftimit në kohë nga Ministria se këto mjete do mbulohen përmes bllok dotacioneve. Ai më tej thekson se shkollës Pashko Vasa bile i janë zvogëluar mjetet për tridhjet përqind ndërsa tani kërkohet që këto mjete të mbulohen nga shkolla.
Duke u bazuar në atë se në propozim buxhetin që thuhet në bllok dotacionin ne nuk kemi paraparë para vitit të ri aso mjete apostafate, më e keqja është se krahasuar vitin e kaluar me këtë vit zvoglohet buxheti për një million denarë..., thotë Nuredin Ismaili, Drejtor i sh.f.Pashko Vasa Grupçin.
Me ligjin e ri prej një janarit këto mjete duhet t'i paguaj Komuna përmes bllok dotacionve që vijnë nga niveli qëndrorë për arsimin, por e njëjta ankohet se është në gjendje të vështirë dhe mundësitë për pagesën e shtesës prej 825 denarëve për harxhime rrugë janë zero.
Në një takim që kishim më herët poashtu i luta se duke pasur parasysh se, se nëse mundemi në ndonjë formë ti mbulojmë se paku harxhimet e arsimtarëve të vendeve kodrinoro-malore dhe nëse pajtohen që të gjejmë një zgjedhje për ato vendbanime do ketë një mundësi mirëpo në bazë të të ardhurave që ka komuna momentalisht duke mos dashur që ti rrej arsimtarët nuk u kam premtuar se do ta zgjedhi këtë apo atë ditë për arsye se mundësitë reale nuk ekzistojnë, sqaron Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Sipas ligjit, shkollat duhet të merren vesh me komunat përkatëse për harxhimet shtesë të rrugës, por gjendja në të cilat ndodhen komunat nuk e mundësojnë një gjë të tillë. Në rajonin e Tetovës, disa komuna e kanë të njëjtin problem, shkaku i mospagesës së tatimeve nga ana e qytetarëve.
(Bashkim Sulejmani)