E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Do të interpretojë Marilyn Monroe në filmin ''Blonde''. Jeton në Nju Jork me shokun e saj Leiv Schreiber, edhe ai aktor. Më 13 dhjetor të 2008-s, plot 13 muaj pas Sashës, lindi Samuel Sammy Kai.
Naomi Watts: Nuk ėshtė e thjeshtė tė interpretosh Marilyn




Naomi Watts vjen veshur me një fustan të zi të puthitur pas trupit. Duket shumë bukur. Flokët e verdhë dhe sytë me ngjyrë i dalin më shumë në pah. Tre vjet më parë, pas lindjes së djalit të parë Alexander Sasha Pete, u arratis nga Los Anxhelos për të qëndruar larg paparacëve dhe tapetit të kuq.

Jeton në Nju Jork me shokun e saj Leiv Schreiber, edhe ai aktor. Më 13 dhjetor të 2008-s, plot 13 muaj pas Sashës, lindi Samuel Sammy Kai. Pavarësisht se nga pamja duket si një vajzë e vogël, ka shprehjen tipike të një nëne të re që i ka lindur fëmijët afër të 40-ave (ajo është 41): shumë e lodhur dhe e kënaqur. Në shikimin e saj të pastër, të bën të kuptosh se me një karrierë solide dhe një familje të mrekullueshme nuk i mungon asgjë.

Përveçse në jetë, mëmësia është tema dominuese e filmit që shënoi rikthimin e saj pas dy vjetësh pauzë: “Mother and a child” i pasuar edhe nga “You will meeet a tall dark strannge”, një komedi ku interpreton përkrah Anthony Hopkins dhe Antonio Banderas. Çuditesh teksa mëson se regjisori Andrew Dominick ka deklaruar se pikërisht Naomi Watts do të jetë Marilyn Monroe në filmin “Blonde”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull, ku Joyce Carol Oates u jep zë demonëve që kanë përndjekur Norma Jean deri në vdekje.

Naomi Watts
Edhe Watts e konfirmon diçka të tillë: “Nuk e dimë ende se kur do të nisim, por projekti po ecën përpara. Ndihem pak e frikësuar, por edhe entuziaste”. Ndërkaq në kinema ka mbërritur “Fair Game”, kushtuar historisë së vërtetë të Valerie Plame, spiunes së CIA-s e “shmaskuar” jo nga shërbimet sekrete armike, por nga administrata e Bushit. Një shërbyese besnike e kombit të saj, që u ndëshkua sepse bashkëshorti, ambasadori Joe Wilson (në film, Sean Penn), guxoi t’i denonconte botës të vërtetën, d.m.th. akuza që Nigeria ishte përfshirë në një trafik uraniumi me Sadam Huseinin.

Kjo ishte një nga justifikimet për të pushtuar Irakun, por në të vërtetë ishte një gënjeshtër. Për ta diskretituar vendosi të “trazojë” jetën e saj, të familjarëve dhe të dhjetëra informatorëve, me të cilët Plame kishte pasur vite të tëra lidhjeje.

Naomi, le të rikthehemi te “Blonde”. Do të luani rolin e Monrosë, apo jo?

Po, përfundimisht. Njerëzit janë mësuar që kur dëgjojnë emrin e Marilyn mendojnë për një femër shik dhe bukuroshe, por regjisori Andrew Dominick ka në mendje diçka ndryshe. Ai ka do të paraqesë anën e pazbuluar të saj, historinë e një gruaje të konsumuar nga të qenët divë.

Nuk ndiheni e frikësuar?

Me Andrew nuk jemi ulur akoma të diskutojmë mirë dhe me hollësi atë çka do të bëjmë dhe nuk e di me saktësi se çfarë ngjyrimi do t’i japim filmit. Sigurisht që do të jetë pak e vështirë, se do të paraqesësh një person që ekziston vetëm në imagjinatë, d.m.th. do ia nisësh nga zero. Por këtu bëhet fjalë për një figurë, për të cilën të gjithë kanë opinione ekstreme. Një personazh shumë simbolik. Është ndryshe, ndaj ndihem pakëz e frikësuar. Por kjo është një sfidë që ndihem gati ta përballoj.

Le të rikthehemi te “Fair Game”. Çfarë kërkon t’u transmetosh spektatorëve?

Rëndësinë e të mos hequrit kurrë dorë nga të bërit pyetje dhe për të mos pasur frikë të sfidojnë gjërat, gjithmonë duke ruajtur integritetin.

E sheh veten si një spiune?

Jo, do isha shumë e keqe. Nuk di të gënjej dhe të mbaj sekrete. Por më pëlqen ideja që të fshihem pas një personazhi. Më pëlqen puna ime, sepse më jep mundësinë të adaptoj identitete të reja dhe të ndryshme, por ndryshimi është se nëse unë gaboj, maksimumi do të marr disa kritika, kurse Valerie rrezikonte të hante plumbin kokës nëse e bënte.

Naomi Watts
Aty nisët xhirimet kur Samuel, djali juaj i dytë, ishte vetëm 2 muajsh?

I jepja gji në mes të natës, në sheshin e xhirimeve. Nuk e di si ia kam dalë mbanë. Është e vështirë të jesh nënë dhe të kesh një profesion kaq impenjativ. Ndonjëherë ndihem e mërzitur. Kam bërë tre filma në harkun kohor të gjashtë muajve, por nga një projekt te tjetri ka gjithmonë ndërprerje, nuk është se punon gjithë ditën. Pastaj kam shumë persona që më ndihmojmë dhe kur e krahasoj veten me miliona nëna të tjera, mendoj se është më mirë të mos ankohem.

Ju keni punuar edhe me regjisorë të mëdhenj, si për shembull Woody Allen?

Ishte një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë më kishin thënë se Woody ishte një njeri shumë punëtor dhe fjalëpak. Por unë zbulova tek ai një njeri që fliste shumë, tregonte histori të bukura dhe na bënte të gjithëve për vete. Personalisht nuk doja të largohesha kurrë nga sheshi i xhirimeve pa dëgjuar fjalët e tij. Ishte një eksperiencë shumë e bukur.

Naomi Watts
Ju e prekët suksesin relativisht vonë, në moshën 32-vjeçare me “Mulholland Drive”. Ajo e aktores nuk është një karrierë e pafundme, ndërsa nuk hezitove të merrje një pauzë rreth 2-vjeçare?

Jo, sepse gjithmonë kam ëndërruar një familje. E ndieja se po më kalonte koha. Kur arrin një moshë dhe nuk ke fëmijë, edhe pse i dëshiron, jeta të duket e çuditshme.

Do të hiqnit dorë nga puna për fëmijët?

Jo. Më pëlqen aktrimi dhe nëse do të hiqja dorë do ndihesha një grua e parealizuar. Duhet ta shfrytëzoj akoma këtë periudhë të artë, sepse në Hollivud mosha deri në 45 vjeç konsiderohet si më e mira për të arritur majat e suksesit dhe pjekurinë.

Si je njohur me shokun tënd?

Një mik i përbashkët u përpoq shumë herë që të na bënte të takoheshim, por u desh mjaft kohë për këtë, pasi që të dy ishim të zënë profesionalisht. Kur erdhi momenti, ishte dashuri me shikim të parë.

Nuk jeni martuar? Përse?

Angazhimi ynë reciprok, si edhe për shkak të fëmijëve. Ndoshta një ditë edhe mund ta bëjmë, por nuk e kemi në program për momentin.

Publikuar: 06.10.2010 | 00:02
Lexuar: 814 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime