E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sivjet, kriteret për ndarjen e subvencioneve janë sipërfaqe të mbjellura së paku prej 0,3 hektarë. Mbi këtë minimum, reduktohet lartësia e mbështetjes. Nëse prodhuesi ka përdorur farë të çertifikuar, për çdo hektar fiton plus 1.200 denarë.
Bujqit edhe tė hėnėn mund tė aplikojnė pėr subvencione











Parashtrimi i kërkesave për mbështetje financiare të kulturave të drithrave vjeshtore, të mbjedhat e reja të pemëve dhe gjedheve të mëdha, do të prolongohet edhe një dtë deri më 16 shkurt, kumtoi sot në konferencë shtypi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Aco Spasenoski.

Deri tani, për subvencione janë parashtruar gjithsej 46.500 kërkesa.

"Bujqit për shkak interesit të madh, do të mund të aplikojnë për subvencione edhe të hënën. Kërkesat parashtrohen deri tek njesitë rajonale. Pagesa do të fillojë menjëherë pas përfundimit të kontrollave administrative dhe të terrenit", tha Spasenoski.

Javën e ardhshme, paralajmëroi ministri, do të fillojë edhe paralajmërimi i të mbjellurave të drithërave pranverore (gruri, misri, orizi) dhe të kulturave industriale (afioni, soja, vajrat dhe panxhar sheqeri).

Deri më 31 maj duhet të paraqiten edhe sipërfaqet me furazh, të kulturave kopshtare të prodhuara në oranzheri dhe në vende të hapura. Kërkesat për subvencione në këtë afat mund t'i dorëzojnë edhe vreshtarët, pavarësisht se a ngrejnë të mbjellura të reja apo i mirëmbajnë të vjetrat, si dhe ruajtësit e deleve, dhive, bletave, strucave dhe kërmillave.

Aplikacionet për mbështetjen e qumëshstit dhe mishit të dorëzuar (të lopës apo të derrit, në industrinë e therrjes), duhet të dorëzohen deri më 25 tetor.

Sivjet, kriteret për ndarjen e subvencioneve janë sipërfaqe të mbjellura së paku prej 0,3 hektarë. Mbi këtë minimum, reduktohet lartësia e mbështetjes. Nëse prodhuesi ka përdorur farë të çertifikuar, për çdo hektar fiton plus 1.200 denarë.

Mbështetja në pemtarinë është 10.000 denarë për hektar, për një kokë lope apo ndonjë race tjetër të përzier jepen nga 1.500 denarë, ndërsa ato me rasë të lartë nga 2.000 denarë, ndërsa drithërat pranverore për subvencione me 6.000 denarë.

Për bujqit nga territoret me kushte të vështirësuara të prodhimit, subvencionet janë më të mëdha për 15 për qind. Prodhuesit më të rinjë se 40 vjet dhe gratë bartëse të bizneseve bujqësore, fitojnë 15 për qind plotësuese.

Spasenoski theksoi se prodhuesit bujqësor që nga tani mund të bëjnë polisa për sigurimin e mbjelljeve. Ministria do të mbulojë 60 për qind nga vlera e polisës, ndërsa parashtrimi i kërkesave nëpër njësitë rajonale është deri 30 gusht të këtij viti.

Publikuar: 13.02.2009 | 22:26
Lexuar: 840 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime