E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës, Atila Rexhepi, Qendra e re diagnostike është në përfundim e sipër sa i përket ndërtimit, ndërsa aparaturat pritet të sillen gjatë muajit të ardhshëm.
Tetova me Qendėr diagnostike




Pritet që pacientët të cilët do të zgjedhin Tetovën për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të tyre, të kenë mundësi më të mëdha në këtë drejtim. Kjo për faktin se së shpejti pritet të fillojë të funksionojë Qendra e re diagnostike, një godinë tërësisht e re dhe me aparaturë të re siç është pjesë e spitalit të Tetovës.

Për sa i përket brezit të ri të punonjësve shëndetësorë, ka filluar të funksionojë këtë vit akademik edhe objekti spitalor mësimdhënës. Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës, Atila Rexhepi, Qendra e re diagnostike është në përfundim e sipër sa i përket ndërtimit, ndërsa aparaturat pritet të sillen gjatë muajit të ardhshëm. “Qendra e re diagnostike është në përfundim. Pritet që së shpejti të jetë gati për funksionim. Kjo qendër është tërësisht objekt i ri.

Aparaturat gjithashtu të reja, pritet të fillojnë të sillen një nga një prej gjysmës së dytë të muajit nëntor. Kjo qendër është investim që kap shumën 3,2 milionë euro, ndërsa aparatura e vendosur në këtë qendër do të jetë investim prej 5 milionë euro, të dy investimet janë nga Qeveria”, tha drejtori Rexhepi. Përveç hapësirave të reja në kuadër të spitalit të Tetovës, janë duke u riparuar dhe ato hapësira që kanë qenë të vjetruara dhe pa investime që prej 30 vitesh.

Mes tyre ka dhe salla operacioni. Sipas drejtorit Rexhepi, sa u përket pacientëve, ata nuk e ndjejnë mungesën momentale të hapësirës që po rikonstruktohet, pasi këto hapësira nuk kanë qenë në përdorim me vite.

Që prej vitit 2008 spitali i Tetovës funksionon si spital klinik, ndërkohë është edhe në shërbim të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), për Fakultetin e Mjekësisë.

Ky objekt është investim i Bankës Islamike për Zhvillim. Punimet në këtë objekt kanë përfunduar gjatë verës dhe tashmë po shfrytëzohet nga studentët e mjekësisë, infermierisë dhe stomatologjisë. Ky investim ka kushtuar rreth 443 mijë euro.

Qeveria si investitorë

“Qendra e re diagnostike është në përfundim. Aparaturat gjithashtu të reja, pritet të fillojnë të sillen një nga një prej gjysmës së dytë të muajit nëntor. Kjo qendër është investim që kap shumën 3,2 milionë euro, ndërsa aparatura e vendosur në këtë qendër do të jetë investim prej 5 milionë euro, të dy investimet janë nga Qeveria. drejtori Rexhepi. (koha e re)

Publikuar: 06.10.2010 | 13:07
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Halil Saiti (06/10/2010 14:15:27) Urime zoti Atilla kto sherbime i kane munguar Tetoves ,posti i juaj si drjtor i spitalit te Tetoves dha rezulltate , u uroj shendet dhe suksese

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime