Ideja e konferencës është të aktualizohet zhvillimi rajonal, të zhvillohet diskutim për këtë çështje, të shfrytëzohen përvojat sllovene. Konferencën e organizon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Zyrën e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për vetëqeverisje lokale dhe politika rajonale.
- Nxitja e bashkëpunimit ndërkomunal përmes realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shfrytëzimi efikas i mjeteve buxhetore për zhvillim rajonal, janë vetëm disa nga qëllimet e konferencës "Këmbimi i përvojave nga sfera e zhvillimit rajonal dhe politikës kohezive të BE-së", që mbahet sot dhe nesër në Shkup.
Ideja e konferencës është të aktualizohet zhvillimi rajonal, të zhvillohet diskutim për këtë çështje, të shfrytëzohen përvojat sllovene. Konferencën e organizon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Zyrën e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për vetëqeverisje lokale dhe politika rajonale.
Konferencën e hapën ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe Politikës Rajonale të Sllovenisë, Henrih Gjerkesh, euroambasadori Ervan Fuere, ambasadori slloven në Maqedoni, Allan Bergant dhe nënkryetari i BNJVL-së Izet Mexhiti.
Ministri Xhaferi tha se me konferencën fillon implementimi i Memorandumit për bashkëpunim, i nënshkruar vitin e kaluar me Zyrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vetëqeverisje lokale dhe politikë rajonale.
Sipas tij, politika rajonale kombëtare duhet ta bilancojë zhvillimin midis rajoneve në shtet dhe t'i zvogëlojë ndashmëritë e vazhdueshme.
"Të vetëdijshëm për përfitimet nga politika rajonale e BE-së. Sfida jonë e ardhshme është politika vendore e zhvillimit të barabartë rajonal ta konektojmë me politikën kohezive të BE-së dhe t'i zmadhojmë efektet, para së gjithash përmes fuqizimit të kapaciteteve tona për absorbimin e mjeteve nga Fondet evropiane dhe vendosjen e tyre në funksion të zhvillimit rajonal, e me këtë edhe të zhvillimit të shtetit", tha Xhaferi.
Ai theksoi se janë të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me vendet fqinje dhe përkujtoi se janë publikuar dy shpallje publike për projektet me Shqipërinë, një me Bullgarinë, ndërsa është publikuar edhe shpallja e parë publike me Greqinë. Në fazën e konfirmimit nga Brukseli janë edhe Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën.
Ministri i vetëqeverisjes lokale dhe politikës rajonale të Sllovenisë Henrih Gjerkesh tha se në konferencë do të këmbehen përvoja nga sfera e zhvillimit rajonal dhe politikës kohezive evropiane. Sipas tij, konferenca është mundësi e mirë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis komunave të dy vendeve, midis agjencive zhvilluese rajonale dhe sipërmarrësve.
Ai njoftoi se zhvillimi rajonal dhe politika evropiane kohezive hyjnë në kualitetin e jetesës së qytetarëve. "Sllovenia nga viti 2007 deri në vitin 2013 ka në dispozicion më shumë se katër miliardë euro, mjete për zbatimin e politikës kohezive evropiane. Me këto mjete e nxisim rritjen ekonomike dhe krijojmë vende të reja të punës, që është mjaft e rëndësishme gjatë krizës ekonomike", tha Gjerkesh.
Euroambasadori Ervan Fuere përkujtoi se gjithmonë i inkurajojnë komunat të bashkëpunojnë në projekte ndërkomunale dhe se në këtë mënyrë në të ardhmen ato më lehtë do të aplikojnë deri tek mjetet e fondeve evropiane.
Sipas tij, bartja e përvojave nga kolegët sllovenë, në më shumë sfera, është me rëndësi të madhe.
Allan Bergant, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoni theksoi se konferencën e sheh si thellim të marrëdhënieve të mira midis shteteve dhe shfaqi shpresë se do të shihen rezultate konkrete nga bashkëpunimi, të cilat në fund do të rezultojnë edhe me bashkëpunimin më të madh ekonomik midis shteteve.
Nënkryetari i BNJVL-së Izet Mexhiti pret nga konferenca të dalin konstatime të mira nga të cilat përfitime më të mëdha do të kenë komunat në shtet.