E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo mund të ndodh edhe me kandidaturën e Maqedonisë. Negociatat duhet të fillojnë dhe shpresoj se problemi me emrin gjithashtu do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. Sa i përket integrimit evropian, nuk kemi kohë për humbje", theksoi Çavashogllu.
Ēavashogllu: Integrimi evropian, nuk kemi kohė pėr humbur...








- Çështja për emrin është problem i panevojshëm në mesin e Evropës. Të jem i sinqertë, është e papranueshme që vendet dhe kombet të bllokohen për shkak të problemeve të panevojshme dhe duhet sa më shpejtë të arrihet zgjidhje, deklaroi kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavashogllu pas takimit të sotëm me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sipas tij, negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë. Ai tha se mund të ekzistojnë probleme të caktuara që duhet të zgjidhen, siç ndodhi me Turqinë, për shembull, çështjen qipriote. Çavashogllu theksoi se edhe krahas "problemeve serioze me Turqinë", në negociatat janë hapur disa kapituj, disa janë larguar anash, por megjithatë negociatat rrjedhin.

"Kjo mund të ndodh edhe me kandidaturën e Maqedonisë. Negociatat duhet të fillojnë dhe shpresoj se problemi me emrin gjithashtu do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. Sa i përket integrimit evropian, nuk kemi kohë për humbje", theksoi Çavashogllu.

Gruevski deklaroi se disa vende e kundërshtojnë këtë ide "edhe atë sepse shohin si një prej dy vendeve, ndërsa ajo është Greqia, nuk dakordohet me qasjen e këtillë". "Nëse pala tjetër dakordohet, nuk do të ketë vende që do të jenë kundër. Kështu që problemi i vetëm është që njëra prej dy vendeve nuk e mbështet këtë ide dhe për këtë arsye është vështirë të implementohet qasja e këtillë", nënvizoi kryeministri i Maqedonisë.

Publikuar: 07.10.2010 | 06:10
Lexuar: 207 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime