E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e parashikon Strategjia për arsim të integruar të miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, të cilën sot e promovuan zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.
Prindėrit do tė zgjedhin se nga cila klasė nxėnėsit do tė mėsojnė maqedonishten









- Mësimi i gjuhës maqedonase do të fillojë në periudhën e parë të arsimit, ndërsa prindërit do të mund të zgjedhin se prej cilës klasë do të fillojë kjo, gjegjësisht prej klasës së parë, të dytë dhe të tretë.

Këtë e parashikon Strategjia për arsim të integruar të miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, të cilën sot e promovuan zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.

Në të propozohet edhe mësim fakultativ përmes lojës së gjuhëve tjera të bashkësive të cilët jetojnë në Maqedoni. Edhe në këtë rast prindërit do të mund të zgjedhin se prej cilës klasë do të fillojë mësimi i gjuhëve të bashkësive tjera etnike, por duhet të ekzistojë interes tek të paktën 24 nxënës për mësim të gjuhës.

Sipas zëvendëskryeministrit Ademi, me zbatim të plotë dhe konsensual të Strategjisë, Qeveria synon drejt përparimit të sigurtë për vendosje të sistemit të arsimit të integruar.

"Ngritja e përgjithshme e cilësisë së arsimit, promovimi i barazisë, tolerancës, multigjuhësisë dhe bashkëveprimi pozitiv etnik midis nxënësve do të mundësojë mënjanimin e trendit të ndarjes në arsim dhe do të duhet t'u sigurojë gjeneratave të ardhshme ardhmëri të qetë dhe multietnike", tha Ademi.

I pyetur nëse në pajtim me këtë do të ndryshojë Ligji për arsim fillor, ministri Todorov sqaroi se me Strategjinë parashikohet që nxënësit përmes lojës të njoftohen me gjuhën e tjetrit, ndërsa në ligj është paraparë mësimi i gjuhës maqedonase përmes shkrim-leximit nga klasa e katër.

"Bëhet fjalë për koncept fleksibil, i cili mundëson mësimin e gjuhës shqipe përmes njoftimit dhe përmes lojës. Mësimi i gjuhës maqedonase do të fillojë në periudhën e parë të arsimit, gjegjësisht nga klasa e parë deri në të tretën, ndërsa prindërit do të mund të zgjedhin se prej cilës klasë do të fillojë mësimi i gjuhës maqedonase, nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë. Ka edhe koncept për mësimin e gjuhëve të bashkësive tjera të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë në bazë zgjedhore dhe fakultative. Edhe në këtë rast prindërit do të mund të zgjedhin se prej cilës klasë do të mund të fillojë mësimi i gjuhës në bazë fakultative ose zgjedhore përmes lojës", tha ministri Todorov.

Strategjia do të zbatohet deri në vitin 2015, është është pnaifikuar edeh gjatë këtij viti shkollor të zbatohen fushata informuese për mësim të gjuhëve të të tjerëve. Ajo përfshin pesë komponenta - plane mësimore, programe dhe libra, kualifikim i mësimdhënësve, promovimi i integrimit përmes aktiviteteve të përbashkëta, integrimi përmes mësimit të gjuhëve, menaxhimi i shkollave në kontekst të decentralizimit.

Publikuar: 07.10.2010 | 15:55
Lexuar: 566 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime