Çingoski mohon se deri në fund të vitit 2015 rryma do të shtrenjtohet 100 për qind. Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike do të duhet të përshtatet me standardin e qytetarëve të zakonshëm.
Deri më tani nuk ka kurrfarë parakushte për rritje të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi sot në Ohër, kreu i kompanisë shtetërore ELEM, Vllatko Çingoski. Informacionet në media se për vitin 2011 do të kërkohet rritja e çmimit të rrymës, janë spekulime të pastra, tha Çingoski, duke shtuar se megjithatë vendimin përfundimtar do ta ketë Komisioni Rregullator i Energjisë, tek i cili ELEM-i deri në mbarim të muajit do të paraqesë vlerësimet e shpenzimeve për vitin që po kalon.
Çingoski mohon se deri në fund të vitit 2015 rryma do të shtrenjtohet 100 për qind. Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike do të duhet të përshtatet me standardin e qytetarëve të zakonshëm.
Komisioni Rregullator pastaj do ti shqyrtojë këto analiza dhe do të konfirmojnë se a ka mundësi për korrigjimin e çmimit. Nuk flas as për ulje e as për rritje, por vetëm për korrigjimin e bazuar në kostot e arritura reale dhe për punën e kompanisë. Çmimi i energjisë elektrike duhet ti përcjell shpenzimet e tjera, për shkak se në 2015 do të arrihet liberalizimi i tregut dhe në rrethanat e tilla secili do të ofrojë rrymë me çmime të caktuara për të cilin mendon se do të mund ta shesë. Ne edhe më tej çmimet do ti harmonizojmë me rrethanat ekonomike në Maqedoni. Një rritje e tillë drastike nuk do të ketë, të paktën për familjet dhe për bizneset e vogla , deklaroi Vllatko Çingoski, drejtor i përgjithshëm i ELEM-it.
Pas defektit në bllokun e dytë në "REK Bitolla, Çingovski beson se Maqedonia këtë dimër nuk do të ketë problem me furnizimin normal me energji elektrike.
Kemi një defekt në REK Bitolla i cili momentalisht po riparohet dhe presim që deri në fund të kësaj jave do të hiqet. Me përfundimin e modernizimit që e planifikojmë deri në fund të këtij muaji, Bitolla duhet të hyjë në gatishmëri të plotë të kondicionit deri në fillim të nëntorit. Të gjitha kapacitetet e tjera janë në gjendje të mirë, depozitat janë plot me qymyr, u shpreh drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Vlatko Çingoski.
Megjithatë, Çingoski konfirmoi se që të përmbushen në tërësi nevojat për energji elektrike në vend, nevojitet importi i energjisë elektrike. Për dallim nga vitet e mëparshme, importi i energjisë elektrike do të jetë minimal.