Materialin votues për zgjedhjet lokale dhe presidenciale do kushtojnë 54 milionë denarë, ndërsa shpenzimet për fushatat zgjedhore partitë politike duhet ti paraqesin në institucionet kompetente. Qytetarët duhet të verifikojnë emrat e tyre në listat zgjedhore për të qenë të sigurt në të drejtën e tyre për të votuar me 22 mars për zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni.
Për fletëvotimet 54 milionë denarë
Materialin votues për zgjedhjet lokale dhe presidenciale do kushtojnë 54 milionë denarë, ndërsa shpenzimet për fushatat zgjedhore partitë politike duhet ti paraqesin në institucionet kompetente. Qytetarët duhet të verifikojnë emrat e tyre në listat zgjedhore për të qenë të sigurt në të drejtën e tyre për të votuar me 22 mars për zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni.
Materialin votues për zgjedhjet lokale dhe presidenciale do t`i shtypë shtypshkronja "Kiro Dandaro" e Manastirit, për 54 milionë denarë.
Kjo është për 10 milionë denarë më shumë se oferta që e ka dorëzuar shtypshkronja "11 Tetori", bëri të ditur se menaxhmenti i "11 Tetori" për këtë do ta informojë Komisionin antikorrupsion.
"Njërës prej shtypshkronjave u është mundësuar ekspertizë në tërë dokumentacionin dhe nëse dikush nuk është i kënaqur ose konsideron se është bërë lëshim gjatë zgjedhjes ka të drejtë të nisë procedurë juridike", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Zoran Tanevski.
Transparenca në financimin e fushatave zgjedhore është i nevojshëm
Shpenzimet për fletëvotimet dihen se do të mbulohen nga buxheti i shtetit, gjegjësisht buxheti i qytetarëve, ndërsa shpenzimet e financimit të fushatave zgjedhore vazhdon të jetë një temë-tabu për partitë politike në Maqedoni, qoftë për partitë në pushtet , qoftë për ato në opozitë.
Në dispozitat ligjore në Maqedoni si në Kodin zgjedhorë, Ligjin për themelimin e partive politike, Ligjin për zgjedhje të deputetëve dhe Ligjin për zgjedhje lokale, është e caktuar se kush mund të jenë financuesit e fushatës zgjedhore përsëri emrat e tyre shpesh mbesin enigmë edhe pas 18 viteve të pluralizmit politik.
Burime pranë partive politike theksojnë se arsyeja që shpesh nuk i publikoj emrat e donatorëve privat është frika donatori nuk fiton asgjë, përveç se armik në partinë politike që nuk ka donuar mjete.
Në rregullativën e vendit nuk ekzistojnë dispozita me të cilat do t'u jepen lehtësime të caktuara tatimore donatorëve, që ndikojnë në mënyrë destimuluese në paraqitjen e transferim të tyre nga llogaritë e ndërmarrjes në llogarinë e subjektit politik.
Verifikoni listën unike që të keni mundësi votimi
Mbi një milion e 800 mijë qytetarë do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni të caktuara për 22 mars të këtij viti, ndërsa shqyrtimi do të mund të bëhet krahas mënyrës së drejtpërdrejt edhe përmes internetit dhe SMS mesazheve, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Pas pastrimit të evidencës, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se në Listën unike zgjedhore janë regjistruar mbi një milion e 800 mijë votues. Sipas Ministrisë së Drejtësisë prej numrit të përgjithshëm të votuesve me punë dhe qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme janë mbi 60 mijë zgjedhës.
Qytetarët do të mund të bëjnë shqyrtim personal në Listën unike. Shqyrtim në listën zgjedhore do të mund të bëhet në 34 departamentet rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe 237 zyrat lokale të sistemuara nëpër vendbanime.
Ministria e Drejtësisë pas afatit të verifikimit të listave zgjedhore do të bëjë publike të dhënat e listave përfundimtare të zgjedhjeve.